Georgia Meloni do të rreshtohet gjithmonë në anën e gabuar të historisë. Thjesht sepse kjo sjellje është tipike për të.
Veç shumë objekteve historike, Roma ka një urë me një pamje shumë moderne, si për këmbësorët ashtu edhe për biçikletat. Ajo është ndërtuar rreth 15 vjet më parë. Është shumë e bukur për t’u parë, edhe pse mendoj ka një dobi të dyshimtë nga pikëpamja praktike, në një qytet ku njerëzit i hipin makinës qoftë edhe për të shkuar deri në dyqanin e lagjes.
Ndaj në familjen time jemi mësuar ta quajmë me ironi “ura që nuk të çon askund”. Ajo m’u rikthye në kujtesë dje ndërsa dëgjoja konferencën e përbashkët për shtyp të Emmanuel Macron dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Po mendoja mbi artikujt e shumtë që kisha lexuar muajt e fundit mbi rolin themelor të Giorgia Melonit si një “urë lidhëse” midis Bashkimit Evropian dhe administratës së re amerikane. Pasi qëndroi në heshtje, ndryshe nga Macron dhe liderët e tjerë evropianë, përballë fyerjeve të Trump ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky; pasi mori pjesë në mitingun e Trump të shtunën e kaluar, me një fjalim në të cilin i kushtoi vetëm disa fjalë lëvdimit të rezistencës ukrainase, që i parapriu 15 minuta fjalim ekzaltues mbi vlerat e Trumpizmit; dhe pasi u përpoq të diktonte axhendën e G7 në përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës, duke ngritur pretendime qesharake dhe në fund u detyrua të gëlltiste fjalët që tha.
Pra pas gjithë kësaj dhe shumë bëmave të tjera, Meloni hartoi një deklaratë të bukur për shtyp, në të cilën tha se Trump i ka bërë shumë komplimente. Dhe kjo pikërisht në momentin që ishte ulur pranë Macron, në fund të takimit dypalësh, në të cilin presidenti francez foli në emër të Evropës, në një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe për të shmangur tradhtinë e saj ndaj Ukrainës.
Rezultati i trishtë i lojës së dyfishtë dhe tepër ambicioze të Melonit, ishte i pashmangshëm duke pasur parasysh ndryshimin brutal që ka sjellë Donald Trump në politikën amerikane në lidhje me Ukrainën.
Kjo e konfirmuar nga refuzimi i tij për të miratuar deklaratën e G7, ku dënohej agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, dhe madje edhe nga Kombet e Bashkuara. Në fakt, pikërisht në rastin e votimit kundër rezolutës ukrainase, u zbulua qartë boshti i ri jo liberal, i cili tani ka bërë Shtetet e Bashkuara me Rusinë.
Të shoqëruar nga aleati historik i Rusisë, Kina, dhe vasalët e zakonshëm hungarezë e bjellorusë, të cilëve iu është shtuar ndjeshëm edhe Izraeli i Benjamin Netanyahut. Kjo është edhe arsyeja pse ftesa ndaj saj në Berlin nga fituesi i zgjedhjeve të fundit parlamentare, Friedrich Merz, sipas të cilit “është absurde që Benjamin Netanyahu nuk mundet të vizitojë dot Gjermaninë”, në një përplasje të qartë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare, është një sinjal shumë i keq që më bën ta .
Ai më nxit të marr me shumë rezerva edhe arsyet e optimizmit të listuara nga kolegu Carlo Panella mbi mundësinë e përballjes së vështirë me administratës amerikane në lidhje me rimëkëmbjen e Evropës. Por sa na përket ne italianëve, asgjë nuk më duket më domethënëse sesa fakti që në fund, pas kaq shumë heshtje, përllogaritje dhe ngurrimesh, Meloni zgjodhi të fliste në tubimin e Trump të shtunën e kaluar.
Madje shkoi aq larg, sa të mbronte edhe sulmin që i bëri Bashkimit Evropian zv.presidenti amerikan J.D.Vance, pikërisht në kohën kur lideri i partisë kryesore gjermane, po planifikonte sulmin ndaj administratës amerikane, duke e shpallur nevojën për një pikë kthese në politikën evropiane, dhe duke e pranuar krizën në marrëdhëniet transatlantike.
Një tjetër konfirmim, se kur të vijë momenti i kthesës vendimtare, kur të jenë në lojë zgjedhjet strategjike dhe vlerat themelore, Georgia Meloni do të rreshtohet gjithmonë në anën e gabuar të historisë. Thjesht sepse kjo sjellje është tipike për të.
Lini një Përgjigje