TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2025, 11:46

Në 2019 i shpëtoi atentatit, ish-prokurori Arjan Ndoj garon në Primaret e PD për deputet në Durrës

Shkruar nga Pamfleti
Në 2019 i shpëtoi atentatit, ish-prokurori Arjan Ndoj garon në
Arjan Ndoj

Ish-prokurori i Durrësit, i shkarkuar nga vettingu, Arjan Ndoj, është zyrtarisht kandidat i Partisë Demokratike në Primaret e qarkut të Durrësit.

Mësohet se Ndoj ka shprehur ambicien për të qenë deputet në Durrës dhe pas filtrimit nga KOKOE që drejtohet nga Albana Vokshi emri i tij do të jetë në listë për t’u votuar në 1 mars.

Prokurori Arjan Ndoj u shkarkua nga KPK, pasi sipas këtij institucioni nuk ka justifikuar pasurinë dhe ka kontakte me personazhe të botës së krimit. Vendimi për të është dhënë në unison nga anëtarët e trupës gjykuese.

Ndoj u bë i njohur për publikun në dhjetor të vitit 2019 kur ndaj makinës së tij u qëllua me armë, ndërsa plumbat lanë të vdekur shoferin e tij Andi Maloku

arjan ndoj

Lini një Përgjigje