TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2025, 10:56

Skandalet e PS/ Rama: SPAK u kthye në redaksi portalesh, të ndërpresë marrëdhëniet me gazetarët

Shkruar nga Pamfleti

Skandalet e PS/ Rama: SPAK u kthye në redaksi portalesh, të

Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së se kërkon nga drejtësia një pushtet të pavarur dhe jo që i ngjante institucioneve lindore, duke e krahasuar me ato në Rusi, por e denjë për një vend që aspiron BE-në.

Kreu i qeverisë solli në vëmendje edhe një detaj befasues, ku u shpreh se ka informuar edhe Ministrin e Drejtësisë për intimidimin e një nëne me dy fëmijë, që i bëhet presion gjatë marrjeve në pyetje që të pranojë nën kërcënim dëshminë për “të zhytur ata, ose të zhytet vetë”.

Kryeministri hodhi kritika të forta ndaj SPAK dhe GJKKO, duke u kujtuar që të bënin punën e tyre dhe të mos reagonin për çdo gjë ndaj tij dhe mazhorancës, duke publikuar statistika, por të merreshin me provat dhe goditjen e korrupsionit.

Ai e krahasoi SPAK si një strukturë që aktualisht po i ngjan redaksive të lajmeve, portaleve, kanaleve televizive me gazetarë specialë që tundin dosjet me kërcënime dhe jo një institucioni të pavarur që do të bëjë drejtësi.

 

Lini një Përgjigje