TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2025, 10:20

Vendimi i Strasburgut për Thoma Gëllçin, Rama: U mbajt në paraburgim, nuk ishte person me rrezikshmëri!

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i Strasburgut për Thoma Gëllçin, Rama: U mbajt në

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar respektimin e standardeve që përkojnë edhe me ato juridike europiane, duke bërë një krahasim edhe me rastin e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi, që fitoi gjyqin në Gjykatën e Strasburgut.

Teksa shtoi se nuk komenton fajësinë apo pafajësinë e personave, Rama tha se GJKKO dhe SPAK duhet të aplikojë masa më të lehta për zyrtarët dhe jo ato arrest me burg.

Ai tha se për 5 vite PS heshti edhe kur arrestoheshin zyrtarë të lartë të saj për hir të pavarësisë së Drejtësisë së re, por kohët e fundit nuk mund të heshtin më. Rama theksoi se edhe ish-drejtori i RTSH-së sipas Strasburgut ishte mbajtur në paraburgim duke kapërcyer çdo argument juridik e penal, pasi ai nuk përbënte as rrezikshmëri, as ishte i arratisur dhe për më tepër ishte treguar bashkëpunues.

"Dje Gjykata e Strasburgut, e Të drejtave të Njeriut, shikoni ça ka thënë për ish-drejtorin e RTSH-së, unë nuk marr përsipër për të thënë nëse është apo s’është i fajshëm, sepse ai e ka bërë procesin, kjo është çështje tjetër, nuk them për këdo që mund të ketë abuzuar apo futur duart në xhepat e të tjerëve, ama them për atë që shprehet Europa, për të mos e lënë drejtësinë të rrëshkasë, por për ta bërë të barabartë. Autoritetet shqiptare nuk kishin prova se Gëllçi mund të arratisej nga Shqipëria, dorëzimi i tij ishte i vullnetshëm, sepse ishte kthyer nga jashtë vendit dhe u vu në dispozicion. Kjo tregon një mungesë të qasjes profesionale.

Unë e kam parë vetë kur të marrin në rrugë dhe kur s’kishte as afrima as largima, as kanale e portale, as kushtetutë dhe as ligj, e kam parë se çfarë ndjen njeriu e fusin në furgon i thonë hajde pak me ne, e çojnë atje dhe e marrin në pyetje me një hetues që i bën presion. S’e kam pranuar kur isha person me duar në xhepa, e jo më tani që jam kryeministër i Shqipërisë.

Kam ardhur këtu me një mision, që nga 1912, për t’i dhënë pavarësinë drejtësisë, bashkë me ju këtu dhe ju e dini, për herë të parë kemi hequr duart nga drejtësia, pasi 5 vite me radhë kemi thënë nuk komentojmë asnjë proces, asnjë vendim të drejtësisë. Dhe unë kur e shoh, se për fat të mirë ose të keq jam pak më i gjatë se të tjerët, që kam parë se kjo metodë në sistem është gabim, se ja si vjen puna, paraburgimi mbeti pa u vlerësuar nëse faktorët e paraburgimit ishin të vlefshëm dhe gjykatat nuk morën vlerësimin e duhur, duke kontribuar me një zgjatje të paraburgimit", tha Rama.

 

Lini një Përgjigje