Grupi Parlamentar socialist mblidhet sot në orën 09:00 (26 shkurt) në seli jo vetëm për të diskutuar kalendarin çështjet që lidhen me punimet e Parlamentit nesër, por edhe për të dëgjuar Rektorin e Universitetit Bujqësor të Kamzës, Fatbardh Sallaku.
Kjo dëgjesë bëhet me kërkesë të vetë rektorit dhe është pranuar nga kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryeministri i mazhorancës qeverisëse. Shkak ishin 24 masat e sigurisë të lëshuara “pa gjyq” nga SPAK dhe GJKKO për stafin e Universitetit.
Vetë kryeministri Edi Rama ka reaguar dje pas lajmit se me kërkesë të SPAK, u lëshuan 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe me një postim në platformën ‘X’, i cilëson “24 masa sigurie pa gjyq, për një procedurë të disa viteve më parë”.
Rektori i Universitetit, Fatbardh Sallaku, që sipas Ramës nuk ka lidhje me hetimin, teksa mbledhja e sotme e Grupit të PS do jetë e hapur.
Kreu i qeverisë shkruan se Universiteti Bujqësor është në një pikë moment kthese historike që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës.
“Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë. Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë 2030. Nesër në 09.00 LIVE nga godina e Kuvendit”, shkroi dje Rama.
GJKKO vendosi 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor, 5 arrest me burg, 10 arrest shtëpie dhe 9 detyrim paraqitjeje, me dyshimet për abuzim me tendera e korrupsion.
Lini një Përgjigje