Me urdhër të SPAK, GJKKO ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ata akuzohen për shpërdorim detyre, abuzim me tendera dhe korrupsion.
Ndërkohë, kryeministrit Rama i cili njoftoi se nesër do të zhvillohet një seancë dëgjimore me rektorin e këtij universiteti dhe grupit parlamentar të PS, ndërsa tha se pedagogët janë burgosur pa gjyq.
Lili Sulaj, drejtuese e departamentit të arsimit në PD, tha se një takim i tillë të kujton mbledhjet e frontit në komunizëm dhe ngre pikëpyetje në lidhje me raportet që ka kryeministri me organet e drejtësisë.
“Do të duhej një tjetër balancë për këtë shpërndarje fondesh. Fondet për investime, infrastrukturë janë marramendëse. Një pedagog është i detyruar të marrë pjesë në konferenca ku paguhen taksa marramendëse. Në këtë drejtim, menaxhimi i universiteteve lë shumë për të dëshiruar. Fondet më së shumti shkojnë në drejtim të infrastrukturës universitare që lënë shumë hije dyshimi për abuzime. Do të doja të theksoja që në këtë përbaltje, duke lënë mënjanë aktin, të veçoja figurën e profesoratit. Hidhet baltë mbi figurën e pedagogut dhe profesorit. Do të doja më shumë kujdes kur flasim për botën universitare, kur flasim për figurën e profesorit. Nuk përjashtoj nga gjithë kjo ngjarje e errët përfshirjen e disa individëve, por nuk do të thotë që e gjithë kjo ngjarje të futet nën ombrellën e profesoratit.
Kryeministri flet për grupin e PS, ku do të bëjë një bisedë rektori. Është e paprecedent. Kuvendi i shqipërisë ka një komision parlamentar të edukimit dhe të medias. Por nuk ndodh që të ftohet në grupin parlamentar të partisë.
Nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë që për vepra të tilla penale të merren e të futen nën ombrellën e parlamentit. Është një akt që nuk më bën shumë përshtypje, sepse është krejt normale që kryeministri të japë mendim për çdo gjë. Pra, një kryeministër që e anashkalon një rast të tillë në një mbledhje të ngjashme si ajo me forumin e frontit. Jemi në të njëjtën situatë paralele.
Është i dënueshëm çdo akt korruptiv që shkel ligjet për organizimet e tenderave. Në protestat e katër viteve më parë, kur sindikata u ngrit për pagat e pedagogëve, kryeministri bëri gjyq politik. Cili është pozicioni i kryeministrit në raport me organet e drejtësisë”, tha ajo në MCN.
Lini një Përgjigje