TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2025, 19:52

Kocaqi: Berisha synon postin e Kryeministrit me mbështetjen e Greqisë, ja pse premton ‘marrëveshjen e detit’

Shkruar nga Pamfleti

Kocaqi: Berisha synon postin e Kryeministrit me mbështetjen e Greqisë,

Drejtuesja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, shprehet në mbështetje të SPAK, ndërsa kërkon nga aktorët politikë që të respektojnë pavarësinë e drejtësisë.

Gjatë emisionit “Frontline”, ajo u shpreh se lëvizja e saj është edhe për një reformim të Kodit Penal.

Drejtësia nuk ka punë as me kryeministrin as me presidentin dhe as me parlamentin. Ne mbështesim SPAK, nuk pranojmë që SPAK të shpërbëhet si thotë Berisha. Nëse SPAK bënë detyrën është në rregull. Nëse dikush të denoncon merr arrest me burg dhe kjo s’është normale vetëm këtu ndodh. Duhet ndarë që vjedhja e shtetit është tjetër gjë nga vjedhja e një individi. Ne jemi për reformim të kodit penal, sepse s’mund të lësh në burg 3 vite një person që ka vjedhur një pulë dhe lihet një politikan në arrest shtëpie’, tha ajo.

Teksa u ndal tek deklarata e Berishës lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë, i cili tha se nëse do të vijë në pushtet, do bëjë sërish një marrëveshje të tillë, Koçaqi tha se këto janë deklarata për të marr mbështetje nga Greqia.

Rama me kërkon që të fitoj pikë në publik, kurse deklaratat e Berishës humbin pikë. Marrëveshja që u hodh poshtë për detin u hodh poshtë nga GJK dhe nuk mund të diskutohet më. Për këtë gjë nëse Berisha thotë se ka ndikuar Rama, ka bërë mirë sepse ajo marrëveshje zapton detin e vendit. Greqia do të zhvas hapësira detare nga ne. Greqia do të vendos një kufi të ri. Kufiri ka qenë pse duhet që të rivendoset. Këto janë premtime të Berishës që ta mbështesin grekët që të vijë në pushtet në Shqipëri. Nëse investohet një fqinjë për të sjell ty në pushtet është një gjë negative për vendin.

Atë në pushtet se sjell vota e grekut. Nëse e sjellin fuqitë e huaja në pushtet nuk je për Shqipërinë. Këtu s’ka njeri që të vërë një kufi. Në botë nuk lëshohet territori. Këtë Shqipëri ne e kemi nga fuqitë e huaja se të ishte për politikanët tanë nuk do ekzistonim fare. Unë nuk besoj se Rama po kërkon ndonjë mbështetje të Greqisë për të marr pushtet. Berisha shoqërohet me grupe që duan që të shbëjnë integritetin territorial. Berisha akoma se ka kuptuar se rasti Beleri e djeg në Shqipëri, e mira e tij është distancimi nga Beleri dhe Greqia”, tha ajo. 

Lini një Përgjigje