Kryeministri vijon me goditjet dhe mesazhet ndaj Prokurorisë së Posaçme...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me mesazhet kërcënuese ndaj Prokurorisë së Posaçme.
Ashtu siç deklaroi në mëngjes, edhe sot pasdite kryeministri u kujdes tu dërgonte mesazh prokurorëve se ata nuk e kanë më mbështetjen amerikane, duke ju referuar tërheqjes së fondeve nga administrata Trump dhe largimit të ekspertëve nga prokuroria.
Rama mblodhi sot pasdite asambletë socialiste të njësive 5, 6, 13 dhe 13 të kryeqytetit, ku deklaroi se askush jashtë kësaj partie nuk mund t’i kërkojë llogari për korrupsionin. Pra duket një mesazh i qartë ndaj SPAK.
“Askush jashtë kësaj partie nuk na kërkon ne hesap për korrupsionin sepse çfarë po ndodh sot është lufta jonë. Nuk jemi ne viktima. Nuk është një luftë që e hapi Amerika, sepse Amerika i tërhoqi ushtarët që mbështesnin SPAK. Nuk janë më aty. I tërhoqi. Kush e mban SPAK-un tani, se thoshin i sillte Amerika, i mbante Amerika. Nëse do ishim ne ata që përpiqemi ta shkrijmë, ishte shkrirë SPAK-u sot. Një fishkëllime bufit dhe e di si vinte, me ato flokët sa ka zbrit nga motori. Me zhaba , bretkosa e gjithë ushtrinë nga mbrapa. Nuk ndodh kjo. Pse nuk ndodh? Jo sepse nuk na lë Amerika, por sepse e kemi sjellë ne”, tha Rama.
Më tej ai vijoi me teorinë se PS falë dixhitalizimit ka ulur nivelin e korrupsionit. Rama u shpreh se Shqipëria është e para në prokurimet publike me 80 pikë, pasuar nga Mali i Zi.
“Për një certifikatë paguheshin lekë më parë, një tmerr i madh. Të gjitha këto nuk ekzistojnë më. Janë 47 milionë kontakte për të marrë një dokument me e-Albania që merret edhe brenda edhe jashtë në Diasporë. Nuk kanë nevojë të vijnë në Shqipëri. Kemi një problem jo të vogël me hipotekën. Nëse nuk e voton PS nuk ka shans që në këto 2 vite e pak të mbetura për të plotësuar objektivin e transformimit të kadastrës në një shërbim digjital, të vijnë ta bëjën të mos o zotshtmit, këneta. Është momenti kyç në historinë tonë. Duhet të jemi gati siç kemi qenë që tani”, vijoi ai.
Të njëjtin qëndrim Rama mbajti dhe sot në mëngjes duke folur në rubrikën e tij “Sy m’sy”. Kryeministri vijon të trumbetojë faktin se SHBA i kë tërhequr ekspertët e saj. Por në fakt realiteti është pak më ndryshe. Vërtet ekspert e ICITAP janë larguar. Por FBI dhe DEA janë aty. Po ashtu, pajisjet dhe gjithë infrastruktura teknike është aty. SPAK po jep sinjale se si me mbështetjen e SHBA, edhe pa të i ka kapacitetet për të shkundur nga themelet politikën. /Pamfleti
Lini një Përgjigje