TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2025, 14:56

Berisha i vendosur: Nëse vij në pushtet, do ta shkrijë SPAK-un!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha i vendosur: Nëse vij në pushtet, do ta shkrijë SPAK-un!

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga deklaratat e tij për shkrirjen e SPAK. Ai e përsëriti qëndrim e tij sërish në një deklarate për mediat nga selia blu.

Duke iu referuar SPAK-ut, Berisha deklaroi se nuk do të lejojë asnjë prokurori politike në vend, pasi ato i takojnë diktaturës.

“Nuk duhet të bëjmë interpretime jashtë konteksti. Ajo që kam deklaruar se kurrë në qeverisjen e PD, Shqipëria nuk do mund të ketë prokurori politike.

Këtë ta ketë të qartë çdo qytetar shqiptar. Prokuroritë politike janë prokurori diktaturash. Shqipëria një vend sovran dhe i pavarur s’do ketë kurrë një prokurori politike”, tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje