TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2025, 12:55

Rama publikoi mesazhin e avokatëve, reagon Bardhi: Të paska gënjyer koordinatori juridik

Shkruar nga Pamfleti

Rama publikoi mesazhin e avokatëve, reagon Bardhi: Të paska

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit nga Edi Rama, të një mesazhi ku avokatët e kryeministrit jepnin detaje mbi gjyqin për shpifje ndaj Bardhit.

Duke hedhur poshtë, pretendimet e Ramës, Bardhi shkruan se “koordinatorin juridik” i kryeministrit e ka gënjyer për rastin. Sipas Bardhit Rama nuk e ka kuptuar çfarë i kanë thënë pasi aktualisht është i rënduar psikologjikisht.

Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine! Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik” se ose ske kuptuar ç’të ka thënë, ose të ka gënjyer!

Gjasat janë që s’ke kuptuar gjë, sepse jo vetëm s’merr vesh nga ligji, por këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht. S’ke faj: u bënë shumë dardhë e shumë mollë pas shpine! Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin”, shkruan Bardhi në “X”.

Lini një Përgjigje