
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, duke marrë shkas paraqitje e djeshme në SPAK e kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ka kërkuar nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve për të bërë një deklaratë për distancim nga veprimet e kësaj të fundit.
Kujtojmë se ditën e djeshme deputetja socialiste, Klotilda Bushka u mor në pyetje për rreth 4 orë prokurorët e SPAK.
Pas daljes nga SPAK, Bushka refuzoi të fliste për mediat duke thënë: “Nuk kam asnjë koment”.
Edhe avokati i saj Henrik Ligori nuk dha detaje mbi atë çfarë ndodhi brenda ambienteve të SPAK, teksa theksoi se nuk i ishte komunikuar asnjë akuzë Bushkës.
“Nuk na komunikuan. Jo s’ka akuzë. Nuk ka akuzë dhe nuk ka komente”, tha ai.
Kujtojmë se emri i deputetes Bushka doli në dosjen e SPAK për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Ervion Veliaj. Sipas dosjes, Bushka dyshohet se ka intimiduar dëshmitarët në hetimet për Veliajn dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.
Lini një Përgjigje