Kryeministri Edi Rama, në komunikimin me ndjekësit në rrjetet sociale, foli lidhur me poshtërimet që u janë bërë shqiptarëve për kombësine e tyre.
Rama u shpreh se do të marrë hak për të gjithë emigrantët në Itali, Greqi apo Angli, që për shkak të poshtërimeve, janë me dy mbiemra.
“E mbaj mend kohën kur atje te sportele kishe frikë të nxirrje pasaportën shqiptare se të shikoni çuditshëm, a thua ishe ndonjë terrorist.
Do të marr hak për të gjitha poshtërimet që u janë bërë shqiptarëve, në të gjitha vitet e historisë sonë. Do marr hak për fëmijët tanë, për fëmijët e mi, për të voglin se të mëdhenj mund të marrin hak. Jam këtu për të marrë hak për të gjithë emigrantët që janë në Greqi, Itali, Angli. Për ata që janë me dy mbiemra“, tha Rama.
Lini një Përgjigje