TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shkurt 2025, 21:32

Akuza e fortë e Berishës: Këshilltari i Ramës mbante një javë në kazinotë e Montekarlos dhe me drogë djalin e Biden

Shkruar nga Pamfleti

Akuza e fortë e Berishës: Këshilltari i Ramës mbante

Kryetari demokrat, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjes së gazetarit Andi Bushati se a dështoi mosbindja civile.

Por ai devijoi te Dorian Duçka dhe Joe Biden. Në “Syri TV” ai tha se pas skandaleve mosbindja civile ishte rruga e vetme. Berisha pretendon ende se ajo nuk ka dështuar.  

Dorian Duçka, këshilltari i Edi Ramës, merrte Hunter Biden, e mbante një javë në Montekarlo në kazino dhe drogë. Kur i mbaronin paratë, merrte biznesmenët. Në ato kushte, mosbindja civile ishte e vetmja rrugë. Ajo nuk dështoi. Çfarë ndodhi? Së pari, u fituan në arenën ndërkombëtare tre rezoluta që e damkosën Edi Ramën, i damkosën zgjedhjet në Shqipëri.

Ndodhën disa gjëra që e ndryshuan në mënyrë thelbësore situatën. Tre rezoluta në të cilat Spaku i Edi Ramës u shpallën prokurori politike. Zgjedhjet u shpallën fasadë për Edi Ramën.

Pra, u arrit një gjë, në një kohë kur në samite flitej për atletet e Edi Ramës.

Pastaj ndodhi përmbysja e madhe. A e dini ju se sot njeriu që më sanksionoi mua, nuk futet dot në godinat federale se u provua ish-kryediplomati u provua një kryegënjeshtar.

Ju e dini historinë e letrës. Historia e letrës ishte gjëja më e turpshme”, tha Berisha në Syri TV.

Lini një Përgjigje