
Pano Soko nga Nisma Thurje denoncoi mbrëmjen e së hënës rastet e intimidimit të zyrtarëve ndaj vartësve në funksion të zgjedhjeve të 11 majit.
Në emisionin ‘Top Story’, Soko tha se rasti më flagrant është në Tiranë kur një drejtor I ka çuar 3 sms brenda pak ditëve vartësve të tij që u kërkon minimalisht 10 emra si votues të PS-së.
Soko tha se të gjitha dosjet do të depozitohen në Prokurori lidhur me këto abuzime.
“Janë raste pafund abuzimesh, por më flagranti është në Tiranë, ku një drejtor I dërgon mesazhe vartësve të tij duke I kërkuar minimalisht 10 emra të të afërmve të tyre, pra kërkon që vartësit të garantojnë votat në favor të mazhorancës socialiste në zgjedhjet e 11 majit”, tha Soko. Ai u shpreh se janë formularë të gatshëm që punonjësit e administratës detyrohen t’I plotësojnë me të dhënat e të afërmve të tyre.
Lini një Përgjigje