TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shkurt 2025, 21:53

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Në KQZ do ngrihet qendra me përfaqësues të SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Në KQZ do ngrihet qendra me

Kreu i Komisionit Zgjedhor Ilirian Celibashi ka deklaruar se veçoria e këtyre zgjedhjeve që na presin, është bashkëpunimi i KQZ, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, për parandalimin dhe hetimin e krimit zgjedhor

Për emisionin Top Story ai sqaroi se qendra që do të ngrihet pranë Komisionit Zgjedhor, do të ketë dhe përfaqësues të këtyre dy institucioneve po ashtu.

“Ajo çfarë është e ndryshme krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, konsiston te mënyra si do koordinojmë të tre këto institucione, KQZ, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK.

Qendra që do ngrihet pranë KQZ do ketë në përbërje përfaqësues të këtyre dy institucioneve, koordinimi i informacioneve bëhet këtu në qendër”, tha Celibashi.

Lini një Përgjigje