
Duke harruar “skemat” që PS-ja po tenton të bëjë me komisionin “Xhafaj”, Rama hodhi poshtë akuzat se dëshiron që ta vendos nën kontroll SPAK-un.
Me ambasadën amerikane tashmë të “boshatisur” dhe një Europë me nendjen larg Tiranës dhe në panik për të gjetur një përgjigje ndaj presidenti Donald Trump, kryeministri Edi Rama vijon të deklaroi se SPAK është krijesë e tij dhe e Partisë Socialiste.
Duke i bërë “karshillëk” deklaratave të ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, pak ditë më parë, për të ndalur presionet ndaj SPAK, Rama tha se i qëndron kritikave që i bëri Prokurorisë së Posaçme duke theksuar se është një institucion i ri dhe ka nevojë për përmirësim.
“SPAK është krijuar nga vullneti i PS-së. SPAK e bëri Amerika, e mban amerika, SPAK i kishte njerëzit e Amerikës te stacioni trenit atje, kanë ikur, nuk janë më. Për herë të parë në historinë tonë, që kanë ndodhur ose ndodhin, keni dëgjuar ju deklaratë për SPAK, pati një moment që BE pati një deklaratë për ato që thoni ju ndërhyrje apo presione, që thashë unë dhe do i them përsëri, nuk i heq asnjë presje, janë institucione të reja, “baby construction’ janë në fillim, krijesa të reja dhe kanë nevojë për kritika”, tha Rama gjatë debatit me komentuesit në rrjetet sociale në rubrikën “Sy më Sy”.
Duke harruar “skemat” që PS-ja po tenton të bëjë me komisionin “Xhafaj”, Rama hodhi poshtë akuzat se dëshiron që ta vendos nën kontroll SPAK-un. Sipas tij Berisha është ai që kërcënon me shkrije të SPAK-ut. Më tej ai theksoi se nëse donte ta bënte një gjë të tillë do të thirrtë Berishën për ta bërë një pakt të tillë dhe se ky i fundit nuk do të nguronte asnjë sekondë.
“Ju e dini që këneta është përbetuar se nëpërmjet gojës së bufit të vetë thotë do e shkrij SPAK-un. Ne do ta shkrijmë SPAK thonë ata. Po të ishim edhe ne kështu, siç më pikturojnë. Me një fishkëllimë dhe e dini se si do vinte ai bufi, me një fishkëllimë e do vinte sepse ka tmerrin me SPAK, me të kaluarën që nuk e ndryshon dot, e kaluara që është aty, e persekuton çdo natë, me tmerrin e të kaluarës dhe do vinte menjëherë. Por ka ndryshuar filozofia e SHBA e keni parë, është punë e saj, punë e filozofisë së saj, ne nuk kemi çfarë themi. Por SPAK është me vullnetin e PS, me dëshirën e popullit shqiptar, SPAK është aty për të fuqizuar veten, kjo është dëshira e popullit shqiptar, ne jemi për ta mbështetur. Sot kemi provën e pavarësisë së SPAK, ju e dini mirë se çfarë them, por ama kjo nuk mjafton, pasi duhet profesionalizmi dhe integriteti”, tha ai.
Më tej, duke folur për akuzat e Veliajt ndaj GJKKO-së dhe SPAK, Rama tha se nëse nuk respektohen prezumimin e pafajësisë së tjetrit, barazia dhe nëse nuk ka respekt gjatë proceseve gjyqësore, atëherë do të ketë probleme.
“Kultura qytetare është më shumë se kultura e kua kua kua dhe kënetës, SPAK duhet të luftojë për veten, për drejtësi të drejtë, që sheh vetëm drejtë dhe jo majtas djathtas, por edhe majtas djathtas dhe nuk dua të bëjë komente të tjera.
Kjo ka të bëjë me respektin për tjetrin, për prezumimin e pafajësisë së tjetrit, apo që pyetet nëse di diçka, sepse kushdoqoftë dhe gjithsecili është i barabartë, se cilido që merret në pyetje duhet të ketë parasysh që ta respektojë, këtu do kemi një problem të madh, shumë të madh, te mungesa e respektit dhe kuptimit bazik, përballë kujtdo, barazi, qoftë polic, qytetar, mjek, prokuror apo gjykatës", përfundoi Rama.
Lini një Përgjigje