TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2025, 12:19

Përplasja gjyqësore me Gazment Bardhin për shpifje, Rama publikon mesazhin e avokatëve!

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja gjyqësore me Gazment Bardhin për shpifje, Rama publikon

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh të koordinatorit juridik që merret me gjyqin e ngritur ndaj Gazment Bardhit në lidhje me akuzat të bëra ndaj vëllait të tij Olsi Rama.

Në mesazhin e postuar në rrjetin social “X”, thuhet se në seancën e sotme, avokatët e Bardhit kanë kërkuar që të mos merren parasysh vendimet e penales me pretekstin se ato që ka thënë ai dihen dhe thjesht i ka përsëritur.

Mes të tjerash, në mesazh theksohet se duke qenë se nuk kanë prova, ata tentojnë të shtyjnë seancat me fjalë boshe.

Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën. Lexojeni pak: Sot kishim gjyqin për shpifje me Gaz Bardhin. Avokatët e tij kanë këmbëngulur që të mos merren parasysh vendimet e penales,  sepse medemek ato që ka thënë Bardhi janë fakte të njohura publikisht dhe ai thjesht i ka përsëritur. Plus në parashtrime thoshin Ols Rama ashtu e Ols Rama kështu paçka se SPAKU e nxori qartë fare që ai s’ka asnjë lidhje me akuzat e Bardhit.

Megjithatë avokati ynë ua ka bërë të qartë që padia është e Edi Ramës dhe behet fjale për deklaratat e Bardhit për kryeministrin që ka fshire emrin e vëllait nga dosja me prokurorë që pastaj i ka promovua etj etj.. Pra  gjyqi është me Edi Ramën dhe për shpifjet ndaj Edi Ramës, prandaj ata duhet të sjellin prova që të vërtetojnë thëniet e Bardhit. Po natyrisht ata prova s’kanë dhe s’përdridhen duke shtyre seancat me llafe boshe. Ju informoj për seancën tjetër”.  Eh Babale Babale, s’perdridhu s’perdridhu…”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje