TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2025, 11:03

Rast i paprecedent/ Rama politizon edhe universitetet, rektori i UBT-së seancë dëgjimore me Grupin Parlamentar të PS!

Shkruar nga Pamfleti
Rast i paprecedent/ Rama politizon edhe universitetet, rektori i UBT-së
Edi Rama

Pavarësisht pretendimeve që mund të ketë Rektori i UBT-së, kurrsesi nuk mund të “falet” para Partisë Socialiste.

Kryeministri Edi Rama, në një rast të paprecedent e të padëgjuar më parë, deklaroi se rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës do të flasë nesër në seancë dëgjimore me Grupin Parlamentar të PS, lidhur me aksionin e sotëm të SPAK, ku u lëshuan 24 masa sigurie. 

Një rast ky flagrant i politizimit të Universiteteve. Pavarësisht pretendimeve që mund të ketë Rektori i UBT-së, kurrsesi nuk mund të “falet” para Partisë Socialiste.

Për çdo kundërshtim apo pretendim kundër urdhrave të SPAK, ka proceduar ligjore, por edhe media në të cilat Rektori mund të shpërndajë mesazhin e tij tek një audiencë e gjerë.

Takimi u zbulua nga Rama me anë të një postim në Facebook, i cili tha se rektori i Universitetit ka kërkuar seancë dëgjimore me Grupin Parlamentar të PS, pasi sipas tij është një keqkuptim për disa procedura të viteve më parë për 30 milionë lekë. 

Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë! Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030 ”, shkruan Rama.

 

 

Lini një Përgjigje