TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2025, 14:42

“Pazari” me listat e sigurta/ PD fton aleatët në takim, nisin diskutimet për emrat e kandidatëve!

Shkruar nga Pamfleti

“Pazari” me listat e sigurta/ PD fton aleatët në takim,

Negociatat mes Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj po i afrohen fundit. Një ditë pas zyrtarëve të Partisë së Lirisë që ishin në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar negociata për zgjedhjet e 11 majit, në selinë blu kanë shkuar edhe tre kryetarë partive të tjera.

Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka mbërritën në PD për të zhvilluar takim me Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Nokën. Mësohet se takimi lidhet me listat e deputetëve, se sa kandidatë do të kenë në listën e PD.

Vangjel Dule shpjegoi se partia e tij ka disa zona me mbështetje potenciale për zgjedhjet, por nuk ka konfirmuar ende nëse janë mbyllur marrëveshjet, raporton gazetari Osman Stafa.

Po ashtu, Fatmir Mediu, deklaroi se po diskutohet për mënyrat se si aleatët mund të ndihmojnë PD-në në fitimin e zgjedhjeve. Nga ana tjetër, Agron Duka njoftoi se PAA do të jetë pjesë e garës për zgjedhjet e 11 majit, me një deputet të sigurt në listën e Durrësit dhe 10 kandidatë të tjerë në qarqe të ndryshme. Po ashtu, pritet të shihet se si do të shkojnë negociatat me PDIU-në për pjesëmarrjen e mundshme në koalicionin e PD-së.

Lini një Përgjigje