TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2025, 17:54

Meta i bashkohet nga qelia Ramës e Berishës: Ta kthejmë drejtësinë në shinat veneciane

Shkruar nga Pamfleti

Meta i bashkohet nga qelia Ramës e Berishës: Ta kthejmë

Ilir Meta, presidenti i PL-së, i cili ndodhet me masë sigurie ‘arrest me burg’ me urdhër të SPAK, i është bashkuar qëndrimeve të Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Sali Berisha në raport me drejtësinë.

Më konkretisht ata që etikohen si dinozaurët e politikës shqiptare në 34 vitet e tranzicionit, Berisha-Rama-Meta duket se kanë bashkuar ‘artileritë’ kundër SPAK. Ndryshimi i vetëm është se Berisha shfaqet më ekstrem duke deklaruar ‘shkrirjen e SPAK’, ndërsa Rama e Meta më të moderuar, por që të 3 bashkë, dikush me shkrirje e dikush gjoja me reformim, kërkon zhbërjen e Prokurorisë Speciale.

Nga qelia nr. 5 e bllokut të sigurisë, Meta tha se Reforma në Drejtësi duhet të kthehet në shinat e përcaktuara nga Komisioni i Venecias dhe kërkoi “Vetting” të vettingut.

“Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë duke iu rikthyer “shinave veneciane” të 21-22 korrikut 2016 ose ndryshe duke bërë VETTINGUN e vettingut rilindas.

Gjyqtarët dhe prokurorët që zbatojnë ligjin të vazhdojnë punën, ndërsa ata që duan të bëjnë politikë le të hyjnë në politikë si Di Pietro që e nisi si “hero” dhe e përfundoi si Ministër tenderash.

Drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve dhe ky është zotimi ynë.

Megjithëse votimi konsensual sabotohej nga Edi Rama me çdo formë dhe mënyrë, Ilir Meta ndërpreu seancën plenare dhe uli në tavolinë ambasadorët e SHBA dhe BE, si dhe faktorët politikë kryesorë, përveç Ramës dhe realizoi votimin historik me 140 vota”, shprehet Meta.

Lini një Përgjigje