TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2025, 15:46

Seanca dëgjimore me Rektorin e Bujqësorit, Berisha: Rama në panik, kërkon të miratojë urdhër-arrestet e SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Seanca dëgjimore me Rektorin e Bujqësorit, Berisha: Rama në

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se mëngjesin e nesërm do të zhvillohej një seancë dëgjimore në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS me Rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, pasi SPAK lëshoi 24 masa sigurie për stafin e këtij universiteti.

Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë! Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030 ”, shkruante Rama në rrjetin social.

Por për kreun demokrat, Sali Berisha një veprim i tillë është vazhdimi i grushtit të shtetit, ndërsa akuzon Ramën se kërkon të kontrollojë çdo pushtet. Berisha shprehet se Rama po kërkon që masat e sigurisë të SPAK duket të kalojnë njëherë nga zyra e tij dhe më pas të zbatohen.

Këto qëndrime së pari dëshmojnë edhe njëherë se Edi Rama është në tmerr, është në panik. Dëshmoi shumë qartë se kërkon që çdo urdhër arresti para se të lëshohet të kalojë nga zyra e tij.

Të marrin lejen e tij, pra së fundmi, përdor në një rast të pashembullt dhe kjo është vazhdim i grushtit të shtetit.

Grushti i shtetit brenda shtetit quhet kur njëra degë do të marrë pushtetin e një degë tjetër. E nisën me marrjen peng të gjykatësve tani vazhdojnë bëjnë dëgjesë publike për vendimet e gjykatës. Çfarë tregojnë këto, Edi Rama është i vendosur të kontrollojë çdo mandat arresti në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

Lini një Përgjigje