TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2025, 18:52

Ndërhyrjet e Ramës në drejtësi, Diaspora: SPAK të marrë masa ligjore, të reagojnë BE e SHBA

Shkruar nga Pamfleti

 Ndërhyrjet e Ramës në drejtësi, Diaspora: SPAK të

“Diaspora për Shqipërinë e Lirë” (DPSHL) ka dënuar publikisht deklaratat e kryeministrit Edi Rama që i drejtohen sistemit të drejtësisë dhe protagonistëve të saj, duke minuar kështu njëherë e përgjithmonë ëndrrën drejt Bashkimit Europian, është shprehur DPSHL.

Në deklaratë, DPSHL shkruan se reagimet dhe deklaratat e Ramës, kanë për qëllim të ushtrojnë presion mbi organet e drejtësisë si dhe të mbrojnë persona që janë nën hetim apo dhe të dënuar.

DPSHL kërkon nga trupi diplomatik i akredituar në Tiranë që të reagojë ndaj qëndrimeve të tilla të Kryeministrit.

Në një deklaratë për mediat, Diaspora e quan antikushtuese ndërhyrjen e Ramës dhe kërkon nga SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë që të hetojnë kreun e qeverisë.

DPSHL dënon me ashpërsinë më të madhe ndërhyrjet e vazhdueshme dhe të papranueshme të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në sistemin e drejtësisë, të cilat shkelin Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, parimet e shtetit të së drejtës, dhe minon një herë e përgjithmonë ëndrrën Evropiane të Shqiperise dhe shqiptarëve.

Kryeministri ka bërë dhe vazhdon të bëjë deklarata të paprecedenta në historinë demokratike të shtetit shqiptar, duke tentuar të ushtrojë presion mbi organet e drejtësisë dhe të mbrojë individë të përfshirë në hetime apo të dënuar.

Kërkesat Urgjente të DPSHL:

• i bëjmë thirrje Presidentit të Republikës që të mbrojë Kushtetutën dhe të dënojë publikisht ndërhyrjet e Kryeministrit në drejtësi.

• i kërkojmë SPAK të shqyrtojë deklaratat dhe veprimet e Kryeministrit dhe të marrë masat ligjore për çdo ndërhyrje të paligjshme në drejtësi.

• Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) të dalin me një deklaratë të qartë kundër ndërhyrjeve politike në drejtësi.

• Delegacioni i BE-së dhe Ambasada e SHBA të monitorojnë nga  afër situatën dhe të kërkojnë respektimin e parimeve demokratike dhe të shtetit të së drejtës”, thuhet në deklaratë.

 

 

Lini një Përgjigje