TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2025, 11:28

“Burg pa gjyq”/ Altin Dumani i përgjigjet Ramës: Përpjekja për të ulur SPAK-un, kauzë e dështuar

Shkruar nga Pamfleti
“Burg pa gjyq”/ Altin  Dumani i përgjigjet Ramës:
Altin Dumani

Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani i është përgjigjur sot indirekt kryeministrit Edi Rama për akuzat që ka bërë javët e fundit që pas arrestimit të Erion Veliajt se po bëhen arrestime pa gjyq.

Ai tha se janë vetëm 9% në masën e arrestit me burg për personat që po heton SPAK-u.

Kreu i SPAK, në tryezën e organizuar nga Qendra për Studim dhe Demokraci, theksoi se “përpjekja për ta treguar SPAK-un si represiv, është e dështuar”.

“Në çdo masë sigurimi që kërkojmë ne i njohim mirë kriteret e Kodit të Procedurës Penale dhe lloji i masës përzgjidhet nga disa rrethana të caktuara, cdo hetim ka dinamikën e vet por përpjekja për të vendosur SPAK si institucion represiv është e dështuar, pasi shifrat flasin vetë.

Institucioni ka publikuar në Facebook numrin e të paraburgosurve, vetëm më pak se 9% dhe që janë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.

49% janë hetuar në gjendje të lirë, me masa sigurimi detyrim paraqitje, arrest në shtëpi, ndalimi i daljes jashtë vendit. Edhe ato 9% i zënë subjektet e krimit të organizuar.

SPAK në kërkesat që bën është e kujdesshme të vlerësojë kriteret dhe kushtet për llojin e masës së sigurimit. Dhe burimi është drejtoria e burgjeve dhe jo institucioni ynë dhe janë të dhëna zyrtare. Vetëm 5% e të hetuarve për korrupsion janë në masën arrest me burg” tha ai.

 

spak dumani rama

Lini një Përgjigje