TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2025, 13:03

Dëgjesa e PS-së me rektorin e UBT-së pas arrestimeve të SPAK, Berisha: Rama do të mbulojë diellin me shoshë

Shkruar nga Pamfleti
Dëgjesa e PS-së me rektorin e UBT-së pas arrestimeve të
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku ishte i pranishëm edhe rektori i UBT-së, Fatbardh Sallaku.

Ditën e sotme mazhoranca u mblodh për të dëgjuar rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, pas 24 masave të sigurisë që lëshoi SPAK për zyrtarë të këtij institucioni.

Sipas Berishës, Rama përpiqet që të mbulojë diellin me shoshë.

“Sot mazhoranca mblodhi grupin parlamentar për të dëgjuar rektorin e një universiteti të cilit i janë lëshuar mandate arresti për një laborator që nuk ekziston dhe para të shpenzuara, askush nuk mund ta besojë, por ja që kjo ndodhi. Së pari, pse e përdor Edi Rama këtë? Edi Rama përpiqet të mbulojë diellin me shoshë, duke shfrytëzuar një dosje që në përpjestim janë shuma të vogla. Nuk mungon vetëm djegësi që nuk ekziston thotë Rama, por edhe laboratori. Përpiqet të përdorë shoshën për të mbuluar diellin”, tha Berisha.

Ndër të tjera, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, kryedemokrati udhëzoi deputetët e tij të fokusohen te regjistrimi i diasporës.

 

 

spak fatbardh sallaku rama berisha

Lini një Përgjigje