Klani i Sali Berishës, i tronditur shumë nga padia në SPAK e motrës së Haklajve, me dhunimin e varreve kërkon të kërcënojë të gjithë dëshmitarët e mundshëm, për të cilët Aishja flet në padi, e thotë se janë gati të dëshmojnë…
Tre ditë pas shkatërrimit të varrit të Fatmir Haklajt, ditën që e motra e tij Aishja, shkoi në SPAK për të denoncuar mbi 14 persona me në krye Sali Berishën, është publikuar një foto me varrin e rregulluar.
Në faqen tashmë virale “Haklajt e Tropojës”, u publikuan disa foto që tregojnë se varri është rregulluar.

Madje edhe komentet e personave të shumtë që nuk reshtin të thonë mendimin e tyre, bekojnë njerëzit që kanë rregulluar varrin.
“Respekt për atë që ka rregulluar varrin e Major Fatmir Haklaj e bekoftë Zoti. Atë njeri që prish varret e dënoftë Zoti atje ku i dhemb më shumë sepse sa ishte gjallë Fatmiri e kishin të gjithë frikë. Respekt për Familjen Haklaj”, thekson një komentues.
Varri i Fatmirit, por edhe i vëllait të tij u prish tre ditë më parë në mënyrë misterioze. E motra e Fatmirit, Aishja i vuri gishtin njerëzve që kanë vrarë vëllezërit e saj.
Ndërkaq, në varrin që paraqitet i rregulluar, ata që administrojnë faqen “Haklajt e Tropojës” shkruajnë: Giorgio Malaj, Suedi! Në foto është një djalë që ka marrë përsipër të luajë rolin e Fatmirit në një film që po përgatitet për ngjarjet e Tropojës.
Motra e vëllezërve Haklaj, Aishja, e cila jeton në Suedi prej vitesh, është e vetmja që mund të lëvizë pasi nuk ka një mandat arresti ndaj saj prej policisë shqiptare, siç kanë Zylfia dhe Hamdi Haklaj. Ajo ka shkuar në SPAK dhe ka paditur publikisht Sali Berishën. Prokuroria Speciale, e ka marrë këtë denoncim, e brenda një afati kohor që maksimumi është 3 mujor, duhet të thërrasë të gjithë personat e paditur. E ti pyesë, ndërkohë që mund të tërheqë dhe provat në prokurori. Nëse nis një hetim, ai nuk mund të mbyllet si dikur kaq kollaj, kërkon ballafaqim, ndaj kjo ka tronditur shumë klanin e Sali Berishës, i cili me dhunimin e varreve kërkon të kërcënojë të gjithë dëshmitarët e mundshëm, për të cilët Aishja flet në padi, e thotë se janë gati të dëshmojnë…/Pamfleti
Lini një Përgjigje