Mjekët thonë, se Edi Rama po sillet sikur i kanë hequr dy strukturat themelore që përbëjnë trurin e mesëm: Tektumin e Tegmentumin; njëra që gjendet përballë qafës e quhet “çati” me funksion evitimin e reagimeve automatike ndaj zërave që i adresohen atij, ndërsa pjesa tjetër e trurit, kontrollon dhe frenon reagimet e pavullnetshme.
Këto 25 vite në politikë e pushtet të Edi Ramës, kemi parë që ka bërë gjeste e sjellje publike prej të dëmtuari në pjesët kryesore të trurit, si dalja me sëpatë nëpër Tiranë, rënia e defit, dalja me brekushe e streçe, me pantallona treçerekëshe 1 këmbë të shkurtër e 1 të gjatë, veshje çorapesh 1 te verdhë e 1 të kuqe, ulja vetëm nëpër trotuare në Bruksel e Uashington.
Ndërsa prej 1 jave pas daljes nga operacioni, kryeministri Edi Rama ka shtuar qeshjen me veten, po ulet në gjunjë e këndon tallava me të moshuarit nëpër fshatra e qytete, po quan “gomarë” kandidatët e PS dhe “zorrë qorre” opozitën.
Në Kamzë, pasi i fërkoi veshët Rakip Sulit duke e quajtur “Gomar të zgjuar e të fortë”, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje shqiptarëve të votojnë vetëm për PS, ndryshe nuk do t’i japë asnjë qindarkë bashkive që do fitohen nga opozita.
Ditën e dielë në Elbasan, këndoi përsëri tallava në mes të bulevardit, por edhe ditën e hënë përsëriti të njëjtat qëndrime, madje intervistoi në “Podcast” mjekët që e operuan dhe i qëndruan nën çarçafë, deri sa lëshoi “sinjalin” e suksesit të operacionit.
Duke parë këtë ndryshim sjelljesh të menjëhershme me shenja ekstreme, duket sikur mjekët i kanë hequr trurin e jo apendicitin, sepse çdo fjalë, gjest dhe lëvizje e tij pas operacionit, po krijon përshtypjen sikur nuk ka fare tru.
Mjekët thonë, se Edi Rama po sillet sikur i kanë hequr dy strukturat themelore që përbëjnë trurin e mesëm: Tektumin e Tegmentumin; njëra që gjendet përballë qafës e quhet “çati” me funksion evitimin e reagimeve automatike ndaj zërave që i adresohen atij, ndërsa pjesa tjetër e trurit, kontrollon dhe frenon reagimet e pavullnetshme.
Deri tani, dihet që Edi Rama ka dëmtuar pjesën fundore të trurit, të quajtur “Arrçi” dhe trurin vogël, por të dyja lidhen me palcën kurrizore dhe rregullojnë frymëmarrjen e lëvizjet trupore, prandaj Rama sa herë flet në podiume e sheshe, i mbahet fryma, fërkon qafën, zverdhet e përdredh fund-shpinën.
Po kështu, mjekët thonë se e vetmja mundësi mjekësore, që mund të ndryshojë sjelljet e Edi Ramës, është që nëpërmjet valëve magnetike t’i zhbllokojnë "Busullën Morale", që ndodhet te truri i vogël në zonën prapa veshit të djathtë, e cila kontrollon fjalorin, sjelljen ndaj njerëzve dhe eviton vendim-marrjet me pasoja publike.
“Busulla Morale” e trurit të vogël, dëmtohet në moshën e adoleshencës vetëm te individët psiko-anarkistë, ndërsa zhbllokimi i saj është eksperimentuar e ka dalë me sukses në Japoni me 192 persona me sjellje si kryeministri ynë, duke krahasuar te secili 1 sjellje agresive me fjalor të pahijshëm në kushte natyrale dhe 7 sjellje të pranueshme në kushte laboratorike.
Duke qenë kryeministër që ka në dorë fatet e vendit e të popullit, mendojmë se Edi Rama duhet të trajtohet me këtë ndërhyrje, për të konstatuar nëse mund t’i rehabilitohen apo jo, pjesët e dëmtuara të trurit që lidhen me sjelljen e vendim-marrjen./Pamfleti
Lini një Përgjigje