Babloku skelet ngjan si Herkuli, Saliu në “shtrat” të “vdekjes” si Akili dhe Likja me litar në fyt si Don Kishoti...
“Peshqit” e mëdhenj po vuajnë mëkatet e tyre. Konfiskimi i pasurive, rritja e urrejtjes dhe dera hapur e burgut me sot a me nesër, u ka zgjidhur gjuhën.
Të tre janë penduar, jo për ç'kanë bërë e ç'kanë vjedhur, por për ato që ende nuk i kanë realizuar.
Sali Berisha është penduar që nuk e vrau shefin e opozitës më 21 janar 2011. Si të vrasësh katër si pesë protestues të pafajshëm, për mafien dhe drejtësinë, asgjë nuk do ndryshonte, përveç shifrës.
Po kur syri i kryeministrit shikon vetëm në grykë të pushkës, nuk mund të gjykonte çfarë ndodh pas 12 vitesh.
Syri në grykë të pushkës ta bën objektin të vogël.
Sot që “dylbitë” zmadhojnë veprimet dhe mosveprimet, Babloku skelet ngjan si Herkuli, Saliu në “shtrat” të “vdekjes” si Akili dhe Likja me litar në fyt si Don Kishoti.
Nëse do e kishte vrarë, sot nuk do të kishim Saliun, as non gratat, duke ngjitur shkallë, as Bablokun duke zbritur.
Pendesa vrapon nëpër padijen e tyre. “Shkallët” e pushtetit janë të rrëshqitshme.
E megjithatë, rrethanat zakonore kanë futur në rreth tre pendestarët.
Jo më pak e bren ndjeshmërinë e mundësisë së Bablokut ngutja. Nga nxitimi, ose pa dija, nuk i “gdhendi” me kujdes germat mbi “stemën” non grata. Po të shkruhej aty se ka sanksione ekonomike, tjetër gjendje, tjetër front e tjetër lëvizje do kishim.
Ardhja e ambasadorit të ri David J. Kostelancik i emëruar nga Presidenti Joe Biden, veç të tjerave, i jep forcë edhe vullnetit të Ilir Metës, të mbajë të paktën një herë fjalën, të vetëvritet, para se t’i dorëzohet drejtësisë.
“Demi” që ja ngul “brirët”, ngrirja e pasurive të pista, është më i zi se çdo vetëflijim që të fut edhe në histori.
Pra, meqë jemi në rrugën me një sens, ku të tërë nxitojnë drejt ndëshkimit, non gratave mund t’u shtohet togfjalëshi, “sanksione ekonomike”./Pamfleti
Lini një Përgjigje