Shtypi i lirë këtë mision ka, të dalë nga vetvetja, të përpunojë shqetësimet dhe idealet e shoqërisë, të flasë çka ngjitë, jo të ngrejë “dallgë” në sahanin e supës që i vë përpara mafia...
Ambasadorja Yuri Kim është zënë në mes të fshatit me Ilir Metën, Taulant Ballën, Olta Xhaçkën, Edi Ramën e shumë hajdutë të tjerë.
Njëri, ish Presidenti, ka “ndezur” tanket ruse publikisht dhe i ka “maskuar” në Malin me Gropa, aty ku Ramiz Alia, ku diktatorët tanë kanë groposur, kundërshtarë politikë dhe ekonomik të tyre.
Tjetra, Olta Xhaçka, e “vari” në kalendar të “armiqve” diplomaten, aty në zyrën e shtetit, ku Babloku kishte “rrëzuar” e “zhubrosur” me neveri Flamurin amerikan dhe i kishte ulur “brekët” shefit të FBI-së.
Nervozizmi publik i diplomates që ka zënë vend nderi në analet e historisë së kinezërive të Ballkanit perëndimor, ka bërë kaçurrel “nervat” e Shtëpisë së Bardhë, sa Gabriel Escobar, në sytë e fshatarëve, vlerësohet si pajtimtar hasmërish, ku solidariteti për mbijetesë justifikon dashurinë në kohë konfliktesh!
Të themi nuk janë në rregull nga trutë fshatarët, nuk e suportojmë dot.
Shtypi i lirë këtë mision ka, të dalë nga vetvetja, të përpunojë shqetësimet dhe idealet e shoqërisë, të flasë çka ngjitë, jo të ngrejë “dallgë” në sahanin e supës që i vë përpara mafia.
Të gjithë e dinë, të ngacmosh atë që mban në sup kallashin, në dorë tepsinë e timonin, në xhep floririn e vjedhur në Thesarin e Shtetit, duhet të jetosh larg salltaneteve e pisllëqeve të kastës së urryer. Pra, më thjeshtë, cilido që premton kapjen e “Peshqve” të mëdhenj, arrestimin e 4 Klaneve Mafioze, transparencën e pasurisë, kthimin e gjësë së vjedhur dhe gënjen, fshatarët nuk e kanë për gjë t’i thonë; “P*rdh, p*rdh, se lirohesh”.
Për të liruar dashuritë e “lidhur” hasmëritë erdhi në këto anë Gabriel Escobar.
Po ku ngjit fjala jonë, kur fshatarët kanë kokën e vet, votën e vet, hajdutët e vet e hallet e veta?!
Si pro amerikanët më të “filtruar” në Glob, ata e rrotullojnë botën rreth gishtit mbi tastierën e celularit.
Se kaq është Bota sot, apo jo?
Nuk ju prish punë as Edi Rama që i terrorizon herë me piratë, herë me plumba e gjithherë me mos kualifikim për vizita në Amerikë, as ambasadorja Yuri Kim që me “shkrepse” në xhep shkon vetë e ndez zjarre fshat më fshat ku ka “stanet” Saliu e deri në ujin ku ankorohen anijet e krimit të sejmenëve të Bablokut.
Për këto e të tjera që do i “gatuajmë” në vazhdimësi, fshatarët janë në një mendim, pra, u ngjan Gabriel Escobar si pajtimtar hasmërish!/Pamfleti
Lini një Përgjigje