TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë12 Prill 2023, 10:24

E majta maqedonase, pelegrinazh te varri i Ever Hoxhës në Tiranë: Ishte burrë shteti i madh!

Shkruar nga Pamfleti
E majta maqedonase, pelegrinazh te varri i Ever Hoxhës në Tiranë:
Delegacioni i së majtës maqedonase tel varri i Enver Hoxhës, i kryesuar nga presidenti i saj Prof. Dr. Dimitar Apasiev

Me rastin e 38-vjetorit të vdekjes së tij, një delegacion zyrtar i së Majtës në nivelin më të lartë, i kryesuar nga presidenti i saj Prof. Dr. Dimitar Apasiev, bënë nderimet e tyre para vendprehjes së përjetshme të shtetarit, partizanit dhe komunistit shqiptar Enver Hoxha”

Një vit më parë, Zijadin Sela u tall keq me kreun e të majtës maqedonase, Dimiter Spasiev, një antishqiptar i tërbuar, por profecia e mjekut nga Struga u bë fakt.

Para një viti, në mediat e Shkupit u përhap një video nga festimi i ditëlindjes në shtëpinë e Ali Ahmetit.

“Baba”, siç e pëlqejnë ta quajnë pasuesit, çakërqejf dhe me cigare në buzë ja mori këngës për Enver Hoxhën, pa e çarë kokën që ajo do të ishte bërë virale, madje ka gjasa ta ketë bërë kastile.

Pas kësaj videoje, Zijadin Sela, drejtuesi i partisë shqiptare dikur opozitare e sot në qeveri, nuk e kurseu ironinë.

Sela tha se kishte një këshillë për Dimitër Aspasievin e Levica (E Majta) që të mësojë shqip, të ushtrojë çiftelinë e bashkë me Ali Ahmetin të këndojë këngën e njohur “Enver Hoxha Tunjatjeta”.

Zijadini e pati për gallatë, por Dimitri ja ndoqi këshillën. Së bashku me një delegacion zyrtar, më 11 prill ai ka ardhur në Tiranë, ka shkuar në varrezat e Sharrës dhe ka nderuar Enver Hoxhën zyrtarisht.

Madje me një referat, që do t’ja kishte zili çdo organizatë partie e viteve 70 të shekullit të shkuar.

Ja çfarë shkruan kreu i së majtës maqedonase, që ka sjellë reagime e janë mjaft interesante.

“Me rastin e 38-vjetorit të vdekjes së tij, një delegacion zyrtar i së Majtës në nivelin më të lartë, i përbërë nga presidenti Prof. Dr. Dimitar Apasiev dhe anëtarët e Presidiumit - z. Rexhep Ismail Haktan dhe Gorast Muratovski, bënë nderimet e tyre para vendprehjes së përjetshme të shtetarit, partizanit dhe komunistit shqiptar Enver Hoxha (1908-1985) - ish-kryeministër i Republikës Popullore të Shqipërisë në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore.

I majtë, i përkushtuar dhe antirevizionist, Hoxha është themeluesi i shtetit modern shqiptar dhe sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë (më vonë u quajt Partia e Punës), e cila u themelua me mbështetjen e Jugosllavisë dhe sovjetikëve. Ky student francez u bë simboli i rezistencës antifashiste të fqinjëve tanë kundër pushtimit italian, duke vepruar si komisar politik i Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Shqipërisë.

Nën sundimin e tij katër dekadash, Republika e Shqipërisë, e cila mbeti në gërmadha pas shfuqizimit të monarkisë, ndërmori hapa për të ndërtuar themele të reja: në territorin e saj u ndërtua hekurudha e parë, vendi filloi elektrifikimin e shpejtë, një seri epidemish u zhdukën, shkalla e shkrim-leximit u rrit nga 5% në 90%, shteti u bë një vend i pavarur bujqësor përmes kolektivizimit të tokës pjellore dhe u krye një laicizëm radikal i fesë.

Ai bëri një luftë të pamëshirshme kundër çifligarëve vendas, klerikëve dhe pleqve të fiseve, të cilët e mbanin popullin në nënshtrim dhe injorancë klasore.

Gjatë jetës së tij ai arriti ta shndërronte Shqipërinë nga një çiflig gjysmë feudal i Perandorisë Osmane në një ekonomi të planifikuar e të industrializuar.

Si atëherë, ashtu edhe tani, bashkëpunimi i sinqertë midis popujve të lirë të Ballkanit është i mundur vetëm nëpërmjet partive politike të majta, në kushte ku popujt e rajonit do të zhvillojnë shoqëri të barabarta, në harmoni dhe stabilitet, pa ndikim të huaj imperialist nga jashtë dhe kuislingë të korruptuar nga brenda.

Vdekje fashizmit, liri popullit!”. Ky ishte postimi i Levica që ka shkaktuar polemika të shumta jo vetëm në Shkup, por edhe në Vjenë. Diplomati i njohur austriak, Florian Bieber, e quan këtë akt një “marri me okë”.

E majta maqedonase, pelegrinazh te varri i Ever Hoxhës në Tiranë:

Por një maqedonas, Ilija Stojanovski, shkon edhe më thellë në nderimin ndaj “xhaxhit”.

“Ata që jetuan në atë kohë e dinë se si ishte sundimi i tij, por një gjë është e qartë, maqedonasit duhet t'i jenë mirënjohës Enver Hoxhës,  sepse në vitin 1949, kur 20.000 partizanë kryengritës maqedonas u rrethuan nga monarko-fashistët grekë, ishte Hoxha që hapi kufirin dhe u mundësoi të hynin në një të çarë të vogël, duke shpëtuar kështu jetën e këtyre kryengritësve trima maqedonas, të cilët luftuan për çlirimin e vendit të pushtuar nga Athina”.

Vakt or vakt do ketë thënë Baba Ali i Zajazit, që xhaxhin e ka mësuar me themel, e siç duket ka mbajtur forma edukimi në organizatën bazë të parlamentit të Shkupit…/Pamfleti

e majta maqedonase enver hoxha tirana dimitar apasiev

Lini një Përgjigje