TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë14 Prill 2023, 20:10

Raporti/ Kur do hapen letrat për sigurimsat në politikë? Dosja e spiunit Ilir Metaj në drejtim të paditur

Shkruar nga Pamfleti

Raporti/ Kur do hapen letrat për sigurimsat në politikë? Dosja e

Autoriteti i Dosjeve të Sigurimit nuk ka ende një plan se kur do të hapen letrat për politikën....

Autoriteti i Dosjeve të Komunizmit duket se ka hedhur në kosh dosjen për spiunin Ilir Metaj. Ndonëse kanë kaluar mbi 5 muaj që kur është miratuar ligji, nuk ka dalë në dritë asgjë nga dokumentet për ish-presidentin, i cili dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

“Pamfleti” ka siguruar raportin vjetor të Autoritetit të Dosjeve për vitin 2022 dhe ligjit që u miratua me aq bujë nuk i jepet shumë rëndësi, ndërkohë hapja e dosjeve për Metën dhe politikanët nuk është as mes prioriteteve të këtij institucioni. Bëhet me dije se është ngritur një grup pune, por nuk një afat dhe një datë se kur do të zbulohen të dhënat për politikën.

Pas ndryshimeve ligjore dhe interesit të lartë të publikut për mënyrën se si është kryer verifikimi i figurave nga këta komisione, u miratua ngritja e Grupit të Punës me objekt “Identifikimin dhe njohjen e akteve juridike dhe veprimtarisë së dy institucioneve përgjegjëse, lidhur me procesin e kontrollit të figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë në Republikën e Shqipërisë, listës me bazë të dhënash të dokumentacionit arkivor të krijuar, procesin e grumbullimit, marrjen në administrim dhe përpunim të fondit, numrin e zyrtarëve të verifikuar prej tyre dhe rezultatin e verifikimit, rastet dhe procedurat gjyqësore të ankimimeve, kuadrin ligjor ndërkombëtar në kryerjen e verifikimit të zyrtarëve dhe personave të tjerë”, me qëllim hartimin e një raporti përmbledhës që i kontribuon përmbushjes të misionit të Autoritetit, mbrojtjes së interesit publik dhe sigurisë kombëtare, pajtimit dhe unitetit kombëtar, ligjshmërisë, informimit të publikut me informacionin zyrtar, mbrojtjes së të drejtës për jetë private dhe të dhënave personale, në kuadër të transparencës dhe bashkëpunimit midis institucioneve shtetërore, në zbatim të detyrimeve kombëtare dhe ndërkombëtare”, thuhet në raport. Ajo që bie në sy është se më shumë aty u jepet rëndësi hapjes së dosjeve për emërtimet e rrugëve sesa zbulimi i spiunëve në politikë.  

Edhe në objektivat e vitit 2023 nuk përmendet fare skanimi i politikës, ndonëse ka disa kërkesa ku kërkohet hapja e dokumenteve për të gjithë deputetët. Të vetmen gjë që përmend autoriteti është padi që ngriti Ilir Meta ndaj tyre.

Për sa i takon kallëzimeve penale drejtuar Autoritetit gjatë vitit raportues 2022, rezulton se është ngritur vetëm një kallëzim penal, nga kallëzuesi I.M., për të cilin Prokuroria ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, pasi nuk ka vepër penale. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë ka pranuar ankimimin e bërë nga kallëzuesi dhe ka rrëzuar vendimin e Prokurorisë për mos fillimin e hetimeve. Më poshtë renditen të detajuara çështjet gjyqësore të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit në proceset gjyqësore, ku institucioni ka qenë palë në proces”, thuhet në raport.

Si duket tani në prag të zgjedhjeve të gjithë janë bërë bashkë. PS dikur kërcënonte dhe deklaronte se spiunët e Sigurimit duhet të jenë larg politikës, por vetë Rama e ka shpallur kundërshtar Metën. /Pamfleti

meta dosje raporti

Lini një Përgjigje