Ligji nuk i pengon personat “non grata”, mbasi Edi Rama në pazar me Saliun e Ilirin, nuk e miratoi projekt-ligjin e ri që trumbetoi me bujë e tërsëllimë në muajin shtator 2022, për të ndaluar drejtimin e partive nga ish-zyrtarët komunist, spiunët e ish-sigurimit, kriminelët e personat “non grata”
Nëse Sali Berisha do ishte kryetar i PD, ose i ndonjë partie të re të krijuar prej tij, do mblidhte numrin e përcaktuar të firmave, dhe do futej në zgjedhje e do ta vendoste emrin e tij në Fletën e Votimit.
Ndërsa ligji nuk e pengon paçka se është “non grata”, mbasi Edi Rama në pazar me Saliun e Ilirin, nuk e miratoi projekt-ligjin e ri që trumbetoi me bujë e tërsëllimë, për të ndaluar drejtimin e partive nga ish- zyrtarët komunist, spiunët e ish-sigurimit, kriminelët e personat “non grata”.
Por megjithëse plaku “non grata” mbeti pa parti, pa vulë e pa logo dhe nuk iu lejua vendosja e emrit as te koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Fleta e Votimit për zgjedhjet e 14 majit nuk mbeti pa kryetar “non grata”.
Në këto zgjedhje, grupi i “non grata”-ve në Fletë Votimi, po përfaqësohet nga Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, mik e sekser i Bablokut dhe aleat partiak i PS, me fitime miliona Euro tenderë, drejtorë në qeveri, këshilltarë nëpër bashki, 3 deputetë ish-drejtor të PS e me fushatë të përbashkët në çdo zgjedhje.
Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, në marrëveshje me Bablokun për imazh fals ndaj thirrjes së SHBA që politika të distancohet nga personazhe të botës së krimit, Tom Doshi nuk e vendosi emrin në Fletën e Votimit si Kryetar i PSD, por vendosi emrin e sekretarit të tij Ëngëll Bejtja.
Ndërsa në këto zgjedhje, Doshi e ka vendosur emrin, madje bashkë me 3 deputetët, këshilltarët bashkiakë dhe “të fortët” e tij, ka filluar fushatën bashkë me kandidatët e PS, paçka se Babloku thotë që “non grata”-t janë e shkuara, përfaqësues të botës së krimit dhe kundër aleancës me SHBA./Pamfleti

Lini një Përgjigje