TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë22 Prill 2023, 10:39

Cilat janë dosjet që mbajnë në ankth dyshen Meta-Berisha dhe a ka ndërmend SPAK të godasë “ujqërit e korrupsionit”?

Shkruar nga Pamfleti

Cilat janë dosjet që mbajnë në ankth dyshen Meta-Berisha dhe

Sali Berisha tregoi dje se ka filluar të trembet nga tringëllima e prangave...

Sali Berisha e pranoi dje hapur se frika më e madhe e tij është burgu. Prej dy vitesh po mban peng PD dhe qëllimi është i qartë se kërkon imunitet politik.

Berisha ishte i ftuar në një emision televiziv, ku akuzoi ambasadoren amerikane se ajo ka kërkuar në SPAK arrestimin e tij. Më pas për ta mbuluar tha se ata kanë hetuar, por nuk ka prova. “Guvernatorja, ja të them unë ty. Zonja guvernatore shkonte çdo javë tek SKAP-i dhe u kërkonte arrestimin tim. Kërkonte prangosjen time. U thoshte: Pse s’e arrestoni? Ata do e bënin me kënaqësinë më të madhe, por s’kishin prova. S’e bënin dot ata”, tha Berisha.

Populli shqiptar thotë se “gjuha shkon ku dhemb dhëmbi”. Pra frika më e madhe e Berishës është burgu dhe ndonëse ai shprehet se nuk ka prova, ka mjaft çështje të hapura.

Dosja e parë kundër tij është ajo e kompleksit “Partizani”. Berisha i dha tokën dhëndrit të tij të bënte pallate dhe pritet që të merret në pyetje. Dosje tjetër është ajo e Gërdecit. SPAK ka dërguar në SHBA një letër-porosi për të marrë në pyetje Efraim Diverolin, i cili akuzohet si bashkëpunëtor me djalin e ish-kryeministrit në trafikun e fishekëve në Gërdec. Dosje tjetër që po hetohet është ajo e CEZ. Pastaj janë dhe disa padi të tjera që janë në hije, por që mund të rëndojnë pozitat e tij. Zylfie Haklaj ka bërë një padi kundër Berishës, për një sërë çështjesh, përfshirë dhe vrasjen e vëllezërve të saj. Po ashtu ish-truproja i Berishës, Izet Haxhia, ka bërë një padi të gjatë kundër tij. Pra letrat janë aty, por mungon vetëm vullneti i SPAK.

Nga ana tjetër, një frikë të ngjashme duket se ka edhe Ilir Meta, i cili është në pozita akoma më të rënda. Edhe ai me gruan e tij kanë nisur sulmet dhe akuzat ndaj drejtësisë. Dy ditë më parë pati një zhvillim shumë interesant. SHBA ka kthyer përgjigje mbi një letër-porosi të SPAK për lobimet në SHBA të LSI. Dyshohet se janë shpenzuar mbi 700 mijë dollarë. Në pyetje u mor Edrit Brahimllari.

Ndërkohë Meta po hetohet dhe për ndërhyrjet estetike, bashkë me Kryemadhin, si dhe për disa padi të tjera për fshehje pasurie e korrupsion. Mirëpo dosja që mund ta fundosë është ajo e CEZ-DIA. Meta u mor në pyetje pak ditë më parë dhe dukej i tronditur nga rihapja e hetimeve. Tani duket se topi është në portën e SPAK. Prokurorët duhet të tregojnë kurajo dhe të godasin “ujqërit e korrupsioni”. Prej 3 vitesh ata e kanë bërë gjumin e qetë dhe nëse edhe këtë vit SPAK trembet përballë tyre, atëherë reforma në drejtësi ishte një vrimë në ujë. /Pamfleti

spak berisha dosje

Lini një Përgjigje