TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2023, 22:42

Sulmet ndaj Yuri Kim nga frika e burgut/ Berisha e pranon hapur: Ambasadorja ka kërkuar arrestimin tim

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet ndaj Yuri Kim nga frika e burgut/ Berisha e pranon hapur: Ambasadorja ka

Sali Berisha ka treguar arsyen e vërtetë të sulmeve ndaj ambasadores Yuri Kim. Prej disa javësh ai ka shpërthyer në fyerje ndaj saj dhe duket se ka hall burgu.  

Ai ka deklaruar se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim u ka kërkuar prokurorëve arrestimin e tij. I ftuar në ‘Zonë e lirë’, Berisha tha se edhe vetë prokurorët do të kishin dashur ta bënin me shumë kënaqësi këtë gjë, por nuk kishin prova.

Guvernatorja, ja të them unë ty. Zonja guvernatore shkonte çdo javë tek SKAP-i dhe u kërkonte arrestimin tim. Kërkonte prangosjen time. U thoshte: Pse s’e arrestoni? Ata do e bënin me kënaqësinë më të madhe, por s’kishin prova. S’e bënin dot ata”, tha Berisha.

Pra duet se halli i Berishës janë prangat. Por ndryshe nga sa pretendon Saliu, në fakt SPAK ka disa doje të bujshme në duar q mund të rrëzojnë Berishën dhe krejt familjen e tij. Dosja me kompleksin “Partizani” është ajo që fundos Berishën dhe dhëndrin e tij. Është po ashtu dosja e Gërdecit që prek drejtpërdrejt djalin e tij. Po ashtu është dosja e CEZ ku është i kallëzuar Berisha. Por edhe sikur të mos mjaftojnë këto, SPAK mjafton të shohë pasurinë e djalit dhe vajzës së tij dhe nuk ka nevojë për shumë hetime.

berisha kim burgu

Lini një Përgjigje