Kronika 2-vjeçare e zvarritjes së çështjes “Mediu- Gërdeci” dhe e marifeteve për ta shpëtuar nga dënimi si në shtator 2009, sepse nëse dënohet Fatmir Mediu, ai do bëj “kurbanë” Shkëlzenin e Saliut dhe Mihal Delijorgjin e kompleksit të pallateve, te i cili krerët e SPAK e Gjykatës Speciale kanë marrë banesa, zyra e lokale
Qysh prej datës 5 maj 2021, rihapja e dosjes së Gërdecit, marrja e Fatmir Mediut “i pandehur” nga SPAK dhe nisja e gjykimit, duken si veprimet e një regjie që po e zvarrit qëllimisht procesin.
Edhe më 24 prill 2023, seanca gjyqësore për të pandehurin Fatmir Mediu, u shty përsëri sepse nuk u paraqitën dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani e Arben Kraja, pa dhënë asnjë arsye.
Po pse nuk shkuan në seancë kundër Fatmir Mediut, dy prokurorët Dumani e Kraja, që janë pala e akuzës për krimin e Gërdecit?
Ata mund të nxjerrin 1001 arsye e justifikime, por burime të sigurta të “Pamfleti”, kanë bërë me dije se dy prokurorët Altin Dumani e Arben Kraja, ditën dhe orën e seancës gjyqësore, kanë qenë bashkë në zyrë pa asnjë angazhim.
Nuk mund të presësh drejtësi nga SPAK as për Berishën, Metën, Ramën, Beqjen, Monikën etj., kur në gjyqin kundër një ish-ministri që ka krijuar kushte për vrasjen e 26 njerëzve, nuk shkojnë prokurorët Altin Dumani e Arben Kraja, njeri drejtues i SPAK që bëri premtime të bujshme, ndërsa tjetri ish-drejtues që bllokoi 3 vite dosjet e pushtetarëve të lartë.
Me mungesën në gjyq, Dumani e Kraja, treguan se SPAK vazhdon lojën e vjetër të paraardhësve, duke kontribuar në zvarritjen e gjyqit të Fatmir Mediut dhe shpëtimin e tij nga dënimi.
Kronika 2-vjeçare e zvarritjes së gjyqit kundër Fatimir Mediut, për ta shpëtuar nga dënimi
- Më 26 shkurt 2021, Zamira Durdaj kërkoi gjykimin e Fatmir Mediut.
- Më 5 maj 2021, SPAK i kërkoi Gjykatës së Lartë, vendimin e pushimit të çështjes Mediu.
-Më 1 qershor 2021, Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e SPAK për ri-hetimin Fatmir Mediut.
- Më 27 korrik 2021, gjyqtari Erjon Çela rrëzoi kërkesën e SPAK për rihapjen e çështjes Mediu.
- Më 24 shtator 2021, Gjykata e Apelit pranoikërkesën e SPAK për gjykimin e Fatmir Mediut.
- Më 12 dhjetor 2021, Gjykata e Lartë me presion nga SHBA, rrëzoi rekursin e Fatmir Mediut, i cili kërkoi të mos gjykohet për Gërdecin.
- Më 10 janar 2023, SPAK e mori Fatmir Mediun të pandehur me 2 akuza për shpërdorim detyre.
- Më 8 mars, seanca u shty për shkak se prokurorët e SPAK, gjoja nuk kishin konkluzionet gati.
- Më 23 mars dështoi përsëri seanca, mbasi gjykata krijoji artifica me mos pranimin e familjes së viktimave si palë në proces, por edhe sepse nuk u paraqitën prokurorët e SPAK.
- Më 6 prill u mbajt seanca, por gjykata e shtyu me pranimin e gjykimit të shkurtuar për Fatmir Mediun, mbasi prokurori i SPAK u justifikua përsëri se nuk kishte konkluzionet gati
- Më 24 prill 2023, seanca e dhënies së pretencës për masën e dënimit të Fatmir Mediut u shty përsëri, sepse nuk u paraqitën prokurorët Altin Dumani e Arben Kraja të SPAK.
Seanca është shtyrë për datën 9 maj, por do shtyhet përsëri për zvarritje, mbasi sipas informacionit, prokurorët Dumani e Kraja po sajojnë një udhëtim jashtë Shqipërisë.
Lidhur me këtë zvarritje, “Pamfleti” po bënë publike këtë indice konkrete: Nëse dënohet Fatmir Mediu, ai do bëjë “kurbanë” Shkëlzenin e Saliut dhe Mihal Delijorgjin e kompleksit të pallateve, te i cili krerët e SPAK e Gjykatës Speciale kanë marrë banesa, zyra e lokale./Pamfleti
Lini një Përgjigje