Pas heqjes së ‘zorrës qorre’ dhe kërbaçit amerikan, mund të themi me bindje, mos u tutni, mblidhuni në qendër të votimit dhe ndëshkoni çdo hajdut
Në dëshirën dhe mundësinë e Edi Ramës, asnjë gur i murit antiamerikan nuk hiqet nga Kështjella e “kërbaçit”. Jo vetëm Babloku, por gjithë diktatorët tanë kanë përdorur “antibiotik” të fortë hajdutët dhe kriminelët për të “qetësuar” dhimbjet e goditjeve të pësuara nëpër “ishujt” e pasurive të fshehura mes djallëzisë, deri në Parajsat Fiskale.
Tek djallëzia, dëshira dhe mundësia, përzihen gjithë elementët thelbësor të provës, se ka jetesë të mirë edhe në Ferr.
Ata që nuk e durojnë dot Ferrin, ose kërkojnë mëshirë tek Zoti, ose dikush i shtyn edhe më poshtë…
Ata që kërkojnë mëshirë, kërkojnë edhe lëmoshë, të tjerët rrëshqasin ca poshtë rrugës, ca anash e ca lart.
Kauzës së varur në pritje të besimit për mbijetesë, po i prin diktatori i fundit në Ballkan.
Babloku, në një dekadë, ka liruar nga tmerri i vet drejt një lëngate perëndimore, një në tre shqiptarë.
Fantazma e një shprese sillet herë si McGonigal, herë si Kimete, herë si gomar, herë si gjynah që heqë edhe ‘zorrën qorre’ të përballojë ndeshjen me popullin e vet dhe luftën me Amerikën demokratike.
Sipas publikimeve të ndërkombëtareve, mbi 90 për qind e shqiptarëve jetojnë në kushte mbijetese dhe pasuria është në duart e 10 për qindëshit, kastës sunduese.
Diktatorët sëmuren kur dikush i kundërshton.
Edhe t’i pyesësh sa integrohen bizneset, sa të ardhura përfiton shteti, sa njerëz punësohen e sa para qarkullohen, sa paguhen punonjësit, si mbahen kompanitë, a kanë të kaluar kriminale, sa janë të besueshme, ata acarohen.
Në fshatin tonë gjen biznese kineze e ruse, turke e serbe, spiunësh e diplomatësh, kriminelësh e qeveritarësh që nuk u dihet as fillimi, as si i kanë blerë territoret, që edhe kanë shpallur falimentin e pas ca kohësh rihapur sërish aktivitetin.
Janë krijuar nga zero dhe pas tenderëve fiktivë janë shitur disa herë.
Jo vetëm pasuritë, por edhe liritë jetojnë nëpër thellësi të parajsave fiskale, sa është normale që hajdutët mbrojnë njëri-tjetrin, dhe e pranueshme që standardi i akuzave nuk mund të vlerësohet aksidental.
Pas heqjes së ‘zorrës qorre’ dhe kërbaçit amerikan, mund të themi me bindje, mos u tutni, mblidhuni në qendër të votimit dhe ndëshkoni çdo hajdut, pasi Edi Rama është diktatori më frikacak!/Pamfleti
Lini një Përgjigje