Erdogan ja ka bërë të qartë Ramës se për ta është e papranueshme që në Shqipëri ka shkolla dhe organizata të FETO
Kryeministri Edi Rama ka marrë urdhër të prerë nga Erdogan që të mbyllë shkollat e financuara nga Fetulla Gylen dhe të dëbojë gylenistët.
Kryeministri ndodhet në Ankara, ku u firmosën 6 marrëveshje, por Erdogan nuk jep para kot. Prej vitesh ai e ka bërë të qartë se kërkon nga Rama largimin e gylenistëve. Kjo çështje është diskutuar gjatë mes tyre dhe në një konferencë shtypi presidenti turk e bëri të qartë se ata janë rrezik dhe i kërkoi kryeministrit shqiptar të veprojë.
“Ne e dimë ndjeshmërinë e Shqipërisë në luftën kundër FETO-s. Ne e vlerësojmë këtë. Ne nuk do të lejojmë që ky rrjet i mbrapshtë, i cili përpiqet me çdo mënyrë dhe metodë të helmojë marrëdhëniet tona, të arrijë qëllimin e tij. Shohim që edhe autoritetet shqiptare janë në dijeni të këtij fakti. Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër organizatës në kuadër të mirëkuptimit të ndërsjellë”, tha ai.
Pak javë më parë ishte në Tiranë, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, i cili po ashtu kërkoi luftë ndaj asaj që ata e quajnë FETO. Madje mediat turke shkuan deri aty sa shkruan se të parin që ata kërkojnë është largimi i kreut të Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu.
Sot, siç duket Erdogan ja ka bërë të qartë Ramës se për ta është e papranueshme që në Shqipëri ka shkolla dhe organizata të FETO. Prej vitesh ka një letër në Ministrinë e Jashtme dhe atë të Arsimit, me institucionet që duhet të mbyllen, por në lojë kanë hyrë amerikanët. SHBA ja ka bërë të qartë Ramës se nëse godet gylenistët, ka punë me ta dhe kryeministri është mes dy zjarreve./Pamfleti
Lini një Përgjigje