TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2024, 19:00

Turqia njeh patentat shqiptare, Rama batuta me Erdoganin: Na i miratuat pas Gjermanisë, por ju mirëkuptojmë

Shkruar nga Pamfleti

Turqia njeh patentat shqiptare, Rama batuta me Erdoganin: Na i miratuat pas

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Ankara, ka firmosur së bashku me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, marrëveshje dhe memorandume në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Një nga marrëveshjet e arritura mes dy shteteve ishte ajo e njohjes së lejeve të drejtimit që shqiptarët të lëvizin lirshëm me automjete në Turqi.

Ndërkohë që nuk ka munguar batutat nga kryeministri Rama i cili pasi falënderoi Erdoganin për lejet e drejtimi ti tha se ishin vonuar me ta pasi para tyre i kishte njohur Gjermania.

Faleminderit për lejet e drejtimit qe juve i miratuat dhe shqiptarët të lëvizini lirisht. Në këtë rast na i miratuat pas Gjermanisë por e mirëkuptoj vonesën”, tha Rama.

rama

Lini një Përgjigje