
SHBA nuk ka pranuar asnjëherë që Shqipëria të marrë armë apo bashkëpunojë ushtarkisht me turqit.
Teksa opozita proteston në shesh, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Turqi dhe është shfaqur krah Erdoganit. Aty kanë firmosur 6 marrëveshje, ku duket se mediat, bujqësia, dhe turizmi do të asistohen nga turqit.
Por ajo që bie në sy është se u firmos një marrëveshje për bashkëpunimin ushtarak. Me këtë marrëveshje, Rama duket se sfidon amerikanët. SHBA nuk ka pranuar asnjëherë që Shqipëria të marrë armë apo bashkëpunojë ushtarkisht me turqit.
Për më tepër kur Blinken vizitoi Tiranën, mësohet se ka folur qartë për bashkëpunimin ushtarak Shqipëri-SHBA. Amerikanët e kanë marrë nën patronazh ushtrinë shqiptare dhe Rama duket se tani ka futur në lojë turqit.
Pak kohë më parë u firmos një pakt dhe për të marrë dronët Bayraktar, por mësohet se arsyeja që nuk po vijnë janë amerikanët, të cilët nuk e pranojnë këtë pakt. Po ashtu kur Blinken erdhi në Tiranë, mësohet se ka kërkuar që Shqipëria të vërë në dispozicion të SHBA, bazat dhe uzinat e saj, në mënyrë që të prodhohen apo magazinohen armë për Ukrainën. Gjë që Erdogan nuk e ka pranuar dhe thirri në raportim Ramën, duke firmosur një pakt ushtarak. Pra duket si një betejë SHBA-Turqi për dominimin ushtarak në vendin tonë.
“Me kryeministrin shkëmbyem ide për zhvillimet në rajonin tonë dhe në botë. Turqia dhe Shqipëria janë dy aleatë të NATO-s që kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit. Ne dëshirojmë të thellojmë bashkëpunimin e ngushtë në industrinë e mbrojtjes dhe në fushën ushtarake. Marrëveshja Kornizë Ushtarake është manifestimi më konkret i këtij vullneti. Ne e përgëzojmë Shqipërinë për përfundimin me sukses të anëtarësimit të saj jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Shqipëria do të japë një kontribut të rëndësishëm në Organizatën e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi”, tha ndër të tjera Erdogan në fjalën e tij.
Marrëveshjet e firmosura
1. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve -Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim ne fushën e mjedisit.
2. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.
3. Marrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana.
4. Marrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.
5. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medias dhe Komunikimit për komunikimin dhe informimin publik.
6. Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radio Televizionit dhe Radio Televizionit Shqiptar.
Lini një Përgjigje