
Aktori Mehdi Malkaj ka mbajtur fjalën e tij në protestën e opozitës e cila po mbahet para Kryeministrisë.
Gjatë fjalës së tij, aktori tha se Rama nuk ikën por duhet ta përzëmë. Më tej, Malkaj tha se po qe ky në pushtet, duke ju referuar kryeministrit Rama nuk do mbetet asnjë copë Shqipëri, asnjë shqiptarë se e shet.
“Ju falënderoj të gjithëve, kam një kërkesë të vogël, meqë jetojmë në momente kam dëshirë të themi 4 vargjet e para të Naim Frashërit “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr”. Kam një dëshirë të flas për këtë drejtësi, sepse Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, kemi bërë 46 kallëzime dhe pse s’kemi marrë asnjë përgjigje., Ama SPAK punon, sepse kjo drejtësi e re është më e vjetër se e vjetra.
Do të tregoj një gjë të vogël, në vitin 2013 kur morën pushtetin këta hajdutët, Edi Rama ka mbajtur një fjalim para PS dhe fjalia i tij ishte që nga ky moment ‘unë jam shërbëtori juaj’. Mirëpo, pasi kaluan ca muaj, ky kryeshërbëtori fillo të rrahë krye pronaret. Si ka mundësi që edhe shërbëtor të rrahësh pronarin. Ka ardhur koha që ne t’i japim një hu atij që të mos e gjejë më rrugën drejt kryeministrisë, Është ky moment. Jo Rama ik, Ramën do ta heqim. Ju dua shumë, ju kam xhan. Nuk kemi kohë për t’u grindur, na duhet të falim dashuri pafund për njëri-tjetrin, që ta bëjmë këtë Shqipëri, se ndryshe do të jemi copë copë. Rroftë Shqipëria, sepse nëse do të jetë ky në pushtet nuk do të ketë më Shqipëri dhe shqiptarë”, tha aktori.
Lini një Përgjigje