TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2024, 17:59

Protesta e PD, Alizoti: Është detyrë kombëtare që njerëzit të tubohen për të drejtat e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e PD, Alizoti: Është detyrë kombëtare që

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti në një prononcim në nisje të protestës së opozitës, tha se ka një pjesëmarrje të madhe dhe se sot është një protestë e shqiptarëve.

Siaps tij, kjo ëhstë një ditë e mirë për vendin.

Ka shumë emocion, shumë eufori, sepse u bë një kohë e gjatë, e një qeverie që nuk prodhon më politikë, të një popullsie që gati gjysma është arratisur nëpër botë për t’u ushqyer. Është detyrë kombëtare që njerëzit të protestojnë për të drejtat e tyre. Nuk është vetëm një protestë e Partisë Demokratike, por protestë e shqiptarëve. PD ka detyrë që zemërimin popullor ta kthejë në kauzë politike.

Mendoj se është një ditë e mirë. Duhet të ketë sa më shumë protesta që demokracia në Shqipëri të ekzistojë, pluralizmi të mbijetojë në këto kohëra të vështira dhe është jashtë mase e rëndësishme dhe fatmirësisht njerëzit janë përgjigjur. Ka një pjesëmarrje të madhe”, tha ai për  “News 24”.

 

Lini një Përgjigje