
Zbulohen detaje të tjera nga protesta e opozitës ditën e sotme. Në orën 17.30 para Kryeministrisë PD ka vendosur të protestojë si për masën ndaj Sali Berishës, ashtu dhe për atë që ata e quajnë “mbyllje goje” në Parlament.
Sipas informacioneve, deputetët e PD kanë vendosur që të dalin të gjithë bashkë nga selia, duke treguar se ata janë bashkuar, me në krye Nokën dhe Bardhin. Më pas do të drejtohen te Kryeministria dhe aty do të flasin disa persona, mes të cilëve dhe Bardhi, Noka, etj. Po ashtu pritet që Berisha të ndërhyjë me një video Live nga shtëpia. Deri më tani raportohet se Meta dhe Kryemadhi nuk do të jenë të pranishëm.
Nga ana tjetër mësohet se mund të ketë flakadanë, tymuese apo bomba molotov që do të hidhen drejt Kryeministrisë. Për këtë arsye policia ka nxjerrë në terren autobotet e ujit që do të shërbejnë për të shpërndarë turmën nëse situata agravon. Po ashtu, forcat speciale janë në gatishmëri dhe mund të ketë gaz lotsjellës.
Lini një Përgjigje