TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2024, 14:55

"Rama shëtit si turist në Turqi", Noka: Bashkimi i opozitës do sjellë fundin e tij

Shkruar nga Pamfleti

"Rama shëtit si turist në Turqi", Noka: Bashkimi i

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur ka folur lidhur me protestën e opozitës e cila pritet të mbahet pas pak orësh para Kryeministrisë.

Ai u shpreh se opozita do t’i japë një mesazh sot kryeministrit Edi Rama dhe bashkimi i opozitës do sjellë fundin e tij.

Lidhur me faktin se ndërsa opozita proteston kryeministri Rama ndodhet për një vizitë në Ankara, Noka tha se ai nuk është kryeministër i vendit por një turist shëtitës që e ka pasur Shqipërinë tranzit.

“Sali Berisha drejton PD dhe është i pranishëm në çdo aspekt të jetës sonë politike. Drejton e koordinon çdo aksion politik të PD dhe opozitës. Me gjithë përpjekjet e regjimit për ta izoluar dhe eliminuar politikisht, dita e sotme është një mesazh për regjimin që kjo betejë është e humbur. Beteja për liri nuk fitohet me pranga.

Berisha do të jetë në shesh duke përdorur teknologjinë. Ai sfidon sot regjimin duke u thënë që ky regjim nuk ka mundësi të nënshtrojë demokratët. Sot ata janë bashkë dhe bashkimin e ka udhëhequr Berisha.

Rama në Turqi, fakt që vetëm kryeministër nuk ka qenë gjithë kësaj kohe. Ishte një turist shëtitës. Arsye edhe më e madhe për të rrëzuar McGonigalin shqiptar. E ka pasur Shqipërinë tranzit”, u shpreh ai për “Open”.

rama noka bashkim opozita

Lini një Përgjigje