
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar për ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilin e quan një ligj me porosi.
Sipas saj qëllimit i ligjit është të ndërtohet në zonat e mbrojtura ku aktualisht nuk lejohet, siç është zona Divjakë-Karavasta.
“Një ligj qartësisht me porosi, siç e kishim paralajmëruar, i cili nuk sjell asnjë të mirë për vendin përkundrazi bëhet për interesat e klientëve të pushtetit për të ndërtuar dhe në këto zona. Shembulli konkret është ky projekt në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta që do të ndërtohet pikërisht në zonë të mbrojtur që sot nuk lejohet. Pronarët e tij kanë pasur siguri që do ndryshohej ligji për ta se ndryshe nuk do të projektonin në zonë ku nuk mund të ndërtohej”, ka thënë Zhupa.
Deputetja ka denoncuar projektin, duke treguar se pishat do të priten për t’i hapur vend ndërtimeve.
“Mirëpo ky nuk është i vetmi projekt që do bëhet në zonat e mbrojtura sepse ligji që shkatërron zonat e mbrojtura në kundërshtim me rekomandimet e BE, në kundërshtim me shoqërinë civile dhe me interesin publik pritet të kaloj me shpejtësi këtë të enjte në kuvend do i jap rrugë shkatërrimit të tyre në gjithë vendin. Nuk do kursehen që nga Dajti, e Kune Vain, Butrint, Pishë Poro, e çdo bukuri e zonë e mbrojtur sot. Deputetët socialistë do përdoren si kartona sa herë ja kërkon partia.
Të dashur qytetar, Rama e trajton Shqipërinë si plaçkë që mund ta ndajë në copa për klientët “ duke ngrënë qofte te Veranda”! Sot është dita që te protestojmë në orën 17:30 në bulevard, kundra këtyre ligjeve klienteliste që ju marrin edhe ajrin qytetarëve, kundra shkatërrimit të bukurive natyrore të vendit, kundra masakrës mjedisore për beton, kundra humbjes së gjurmëve historike e kulturore”, ka deklaruar Zhupa.
Lini një Përgjigje