TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2024, 13:34

Protesta e opozitës, Tedi Blushi: Do të bashkohen edhe socialistët e ndershëm

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës, Tedi Blushi: Do të bashkohen edhe

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme.

Sipas tij në këtë protestë do të bashkohen edhe socialistët që po vuajnë kostot e keqqeverisjes.

“Sot në Protestën Kombëtare do të na bashkohen edhe socialistët e ndershëm dhe punëtorë, që si të gjithë shqiptarët vuajnë kostot e rënda të keqqeverisjes së Edi Ramës, vjedhjen, dhunimin, poshtërimin dhe braktisjen nga "Rilindja".

Armiku i përbashkët është vetëm "Rilindja" që e ka varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë! Asgjë nuk i lidh socialistët e ndershëm me hajdutët dhe arrogantët "rilindas".

Ndaj të gjithë shqiptarët të bashkohemi sot, në ora 17:30, në bulevardin para Kryeministrisë, për dinjitetin tonë dhe për të marrë në dorë fatet e vendit”, ka shkruar Blushi.

20 shkurt tedi blushi

Lini një Përgjigje