TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2024, 11:39

Sot protesta e opozitës, Shehu fton qytetarët: Rama largon shqiptarët dhe po mbush vendin me refugjatë

Shkruar nga Pamfleti

Sot protesta e opozitës, Shehu fton qytetarët: Rama largon

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu tha se sot shqiptarët kanë dy arsye për t’iu bashkuar protestës së opozitës.

Në një postim në rrjetet sociale ai u shpreh se kryeministri Edi Rama po e kthen vendin në një trampolinë trafiqesh njerëzore duke shtuar se kreu i qeverisë po “përzë” shqiptarët dhe po e mbush vendin me refugjatë, referuar marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët.

“Arsye madhore për të protestuar sot:

1-Rama “përzë” shqiptarët e mbush me refugjatë!

2-Kthen vendin në një “trampolinë” trafiqesh njerëzore me forcim të grupeve kriminale.

Thellesisht djallezor eshte qellimi i Rames me Mareveshjen me Italine per refugjatet.

Mjafton te lexosh arsyetimin e Gjykates Kushtetuese per te kuptuar “anti kushtetushmerine” e asaj marreveshje e lojen e rrezikshme te Rames:

–Qëllimi i migrantëve është strehimi në shtetin italian dhe kërkesën për mbrojtje e adresojnë pranë autoriteteve italiane, ndaj në rast refuzimi të kërkesës nga autoritetet italiane ata nuk pengohen nga dispozitat e Protokollit për Migracionin në shprehjen e vullnetit për të paraqitur kërkesë pranë autoriteteve shqiptare për mbrojtje dhe azil në Shqipëri.

Eshte e qarte se nga 36 mije refugjatet ne vit qe do te dislokohen ne Shqiperi, shume pak prej tyre do te perfitojne statusin e azilantit ne Itali.

Pjesa dermuese e tyre, sipas ketij arsyetimi, do te preferojne te aplikojne per statusin e azilit ne Shqiperi, pra:

a-Nuk do te kthehen nga Italia ne vendet e origjines.

b–Do te mbeten ne Shqiperi sepse do te kerkojne azil, e drejte kjo e tyre sipas GjK.

c—Nje pjese e tyre do te qendrojne ne vendin tone per te “zevendesuar” shqiptaret e larguar. Shume komode kjo per regjimin se keta as votojne e as protestojne.

d—Pjesa tjeter do te tentojne te kalojne ilegalisht ne Itali etj, duke “ushqyer” trafikantet e krimin.

Dhe Gjykata Kushtetuese e deklaron Kushtetuese ate Mareveshje, duke paraqitur argumenta anti Kushteues.

Dhe regjimi i interesuar per largimin e shqiptareve, nen “bekimin” e ketij vendimi: —-Kerkon te mbushe vendin me refugjate.

–Apo te forcoje grupet kriminale te trafiqeve si bashkepunëtore e mburoje per ate.

Neperkembje tragjike kjo e interesave tona madhore.

Arsye tjeter per te protestuar sot!”, shkruan Shehu.

Lini një Përgjigje