TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2024, 10:40

Arsyet pse protesta e Berishës nuk ka moral!

Shkruar nga Pamfleti

Arsyet pse protesta e Berishës nuk ka moral!

Sot do të mbahet protesta e opozitës teksa ish lideri i opozitës Sali Berisha do të jetë në dritare duke e ndjekur me 'Skype' atë në bulevardin përballë Kryeministrsië.

Për Ibsen Elezin, ish-kryetarin e Partisë Demokratike në Kukës, kjo protestë nuk do të ndryshojë asgjë, pasi qeveria nuk rrëzohet me dhunë por me votë.

Kësaj opozite i mungon morali dhe fryma, tha më tej ai. 

Kjo është protesta e parë e një përmase të tillë ku Berisha nuk do të jetë prezent fizikisht për shkak të masës ‘arrest shtëpiak’.

Mësohet se Berisha do të flasë përmes teknologjisë në protestë. Data 20 shkurt, e cila përkon edhe me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, është një pikë kthese për pluralizmin në vend dhe sipas organizatorëve të protestës, ndaj është caktuar pikërisht kjo ditë.

Kjo protestë ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit.Mësohet se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.

Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.

Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

protesta e opozitës

Lini një Përgjigje