TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2024, 08:22

Rama takohet sot me Erdogan, zbardhen marrëveshjet që do firmosen në Turqi

Shkruar nga Pamfleti
Rama takohet sot me Erdogan, zbardhen marrëveshjet që do firmosen
Rama dhe Erdogan

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të Presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Sipas Presidencës turke, në kuadër të kësaj vizite, në Ankara do të mbahet takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Shqipëri-Turqi nën drejtimin e Erdoganit dhe Ramës, raporton Anadolu.

Në këtë mbledhje do të diskutohen aspektet e marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Turqisë si dhe hapat që do të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Rama dhe Erdogan do të diskutojnë edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit dhe në arenën ndërkombëtare, si dy vende anëtare të NATO-s.

Në takimin dypalësh pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje.

Ndërkohë teksa Rama ka udhëtar në Turqi, opozita ka thirrur protestë.

 Mbi 1000 efektivë pritet të jenë në terren për mbarëvajtjen e rendit, teksa dyert e kryeministrisë janë blinduar sërish, është hequr nga sheshi dhe kërpudha e famshme, e shkatërruar në një protestë të ngjashme të opozitës.

 

Lini një Përgjigje