
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se kryeministri Edi Rama bashkëqeveris me non grata.
Bardhi ka folur edhe për vizitën e tij në SHBA duke thënë se nuk është e lidhur me vendimet e tij politike.
Deputeti gjithashtu tha se prej kohësh ai po punonte për bashkimin e Partisë Demokratike.
“Unë nuk ngatërroj vizitën time në SHBA me vendimmarrjet e mia politike, të cilat prej kohësh i kam paralajmëruar për bashkimin e Partisë Demokratike. Të hënën kur jam kthyer nga kolegët se kishte një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, i jam bashkuar. Kur ka pasur protesta kam dalë.
Nëse po më thua për vajtjen në seli, nuk kam asnjë kompleks. Të hënën vendosëm të bashkojmë Partinë Demokratike. Unë besoj që interesi i Shqipërisë është që opozita të jetë e bashkuara dhe e fortë, një front me diversitete për të përballuar autoritarizmin e kryeministrit Edi Rama. Kam kërkuar bashkimin e PD që përpara zgjedhjeve lokale.
Aso kohe nuk u dëgjova. Pat diskutime të gjata për një mori opsionesh dhe zgjodhëm të ecim për atë që pamë të hënën. Kjo nuk ndryshon asgjë në atë që unë mendoj për SHBA. Partneriteti me SHBA është kyç për opozitën por edhe për Shqipërinë. Nëse më pyet çfarë biseduat, të them se përveç asaj që është bërë publike, nuk e kam ndërmend të merrem me thashetheme. Unë e kam thënë 1 muaj përpara vizitës se po punoj për bashkimin e Partisë Demokratike si e vetmja rrugë për të mundur Edi Ramën.
Nuk ka asnjë arsye që një pjesë e kolegëve brenda atij grupimi të mos jenë krah në betejën kundër Edi Ramës. Me kolegët kam folur dhe vazhdoj të flas. Unë nuk di që përçarja të të çojë në fitore. Nuk kam kontakt me zotin Basha dhe nuk e di se çfarë mendon”, ka thënë Bardhi në një intervistë për News 24.
Lini një Përgjigje