
Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka dhënë detaje për protestën e paralajmëruar të 20 shkurtit nga opozita e drejtuar nga Sali Berisha që ndodhet në arrest ashtëpie prej gati dy muajsh.
I ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Noka tha se nesër mund të ketë një marshim, duke bërë paralelizëm me dhjetorin e vitit 1990. Ai deklaroi se tani kanë nisur një aksion për mosbindjen civile.
“Sot shqipëria është në ditën më të zezë që nga vitit 1990. Sot shqiptarët kanë arsye madhore për të protestuar, sepse shoqëria shqiptare është më e dhunuara në Evropë, e vetmja në Evropë pa liri. Kam shkuar nëpër zona të ndryshme këto ditë dhe kam vënë re skamje, varfëri. Në Tiranë janë këta derrat e majmur të pushtetit.
Gjendja e shoqërisë është në kufijtë e të tmerrshmes. Kjo qeveria ka mobilizuar truopa policore tregon se ditën e nesërme mezi e kanë pritur njerëzit. Nesër kemi njoftuar protestë. Çfarë do të thotë protestë e dinë qytetarët.
A janë analistët e qeverisë që thonë se opozita nuk ka njerëz? Ne duhet t’i themi këtij regjimi që paguan banalistët dhe tellallët, me ekranët që ka blerë.
Ne nesër do t’u themi se në Shqipëri ka shqiptarë që nuk e duan, që po vlon revolta. Në Shqipëri ka revoltë dhe nesër ne do t’i japim rrugë. Kemi nisur një aksion për mosbindjen civile. Nesër mund të ketë një marshim, një ditë tjetër një revoltë. Por ne i themi atij se ne do të të shuajmë. Nesër do t’i themi Edi Ramës se demokracinë, as me McGonigal nuk e shuan dot. Edhe në vitin 1990 kështu nisi. Ne kemi ndërmend të protestojmë”, tha Noka.
Lini një Përgjigje