Kjo vizitë e Ramës në Turqi konfirmon atë që shkruajti “Pamfleti” para 3 ditësh, se ardhja e Blinken në Tiranë kishte shqetësuar Ankaranë...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka thirrur në raportim kryeministrin Edi Rama, pas vizitës së Antony Blinken në Tiranë.
Sipas informacioneve, nesër Rama do të niset drejt Ankarasë bashkë me ministrin Hasani, ku do të kenë disa takime që do të kulmojnë me Erdoganin. Por kjo vizitë e tij konfirmon atë që shkruajti “Pamfleti” para 3 ditësh, se ardhja e Blinken në Tiranë kishte shqetësuar Ankaranë.
Sipas burimeve tona, Blinken erdhi për konfliktin në Ukrainë dhe aspak për drejtësinë apo për t’i bërë qejfin Ramës. Përveç bazës ajrore të Kuçovës, Shqipëria pritet të jetë së shpejti një teatër industrial ushtarak, që të bëjë të mundur prodhimin e municioneve, për të cilat Ukraina ka nevojë. E për këtë do të ketë një infusion të industrisë ushtarake amerikanë në Shqipëri.
Antony Blinken erdhi t’i kërkojë Edi Ramës fjalën. Nga ana tjetër, Erdogan, mësohet se i ka kërkuar të refuzojë, ose së paku të blejë kohë për ofertën amerikane.
Në Mjekës apo Gramsh, pritet të prodhohen një sasi shumë e madhe municionesh artilerie. Ukraina sot, kërkon më shumë se 8 mijë copë në ditë, por strategjia bëhet për një plan përplasjeje afat gjatë. Turqia i frikësohet kësaj manovre, pasi mund të destabilizohet si pasojë e kurdëve, që janë aleatë të ngushtë të amerikanëve, ashtu si shqiptarët.
Fakti që pas kësaj vizitë, Rama udhëton drejt Ankarasë dëshmon qartësisht atë që po ndodh. Tani ka dy rrugë, ose Erdogan e ka thirrur Ramën t’i thotë të bllokojë planin amerikan. Ose kryeministri ka shkuar t’ia bëjë të qartë se amerikanët i kanë lidhur duart dhe ai nuk ka nga ja mban.
Këtë do ta shohim në javët apo muajt në vijim. E sigurt është se nuk do të jetë një vizitë e lehtë për kryeministrin. Me gjasë nesër Rama, duhet të zgjedhe ose me SHBA, ose me Turqinë. Por kryeministri e di se po doli kundër amerikanëve, ky mund të jetë mandati i fundit qeverisës dhe s’është çudi të ketë fatin paraardhësit, duke qenë se ka korruptuar deri në SHBA. /Pamfleti
Lini një Përgjigje